Dy kalimtarë kanë humbur jetën këtë mëngjes pasi janë përplasur nga makinat.
 
Aksidenti i parë ndodhi në lagjen 18 të qytetit të Korçë. Automjeti tip BMW me targa AA 674 IR drejtuar nga Gjergji Strati ka përplasur kalimtaren Bruna Karaj e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 
makina aksident

Në Tiranë 51-vjeçari Hamdi Tafazi humbi jetën pasi u përplas nga automjeti tip Golf3 me targa TR 4401 H, që drejtohej nga Elsid Murataj. Sipas policisë 51-vjeçari i preu rrugën automjetit, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e makinës.
 
aksident

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)