Tre persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në tre aksidente të rënda të regjistruara sot në Rrugen e Arbrit në Fushë-Krujë dhe Librazhd.

Në aksidentin e parë, u përplasën dy makina, tek Shkalla e Tujanit në Rrugën e Arbrit, për pasojë humbën jetën dy persona.

Shoferi i njërës makinë Bledian Osmani, 42 vjeç dhe Maltina Ferati, pasagjerë në mjetin tjetër. 5 persona mbetën të plagosur.

Aksidenti i dytë ndodhi në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, pranë Luzit, ku një automjet tip Mercedes Benz përplasi këmbësorin 65-vjeçar Paulin Filopati, i cili humbi jetën. Bashkëshortja e tij, shpëtoi pa u dëmtuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Aksident në Librazhd-Përrenjas, makinat bëhen copë! Shkak dyshohet lagështia në rrugë

1794685700_aksidentinelibrazhdprrenjas.png

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i plagosur, teksa dy automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë.

Ora 14:49
Aksident në Thumanë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje artistin mirditor! Shpëton mrekullisht bashkëshortja (EMRAT+VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, në afërsi të Luzit. Paulin Filopati një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike nga Mirdita, i cili po kalonte rrugën, është goditur nga një automjet tip ‘Mercedes’, që drejtohej nga Floxhen Bardhi.

Si pasojë, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Për mrekulli ka shpëtuar e shoqja, e cila ndodhej vetëm një hap larg tij. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë kalimi i pakujdesshëm i rrugës nga këmbësori, si dhe shpejtësia e madhe e automjetit që po drejtonte Bardhi.

Filopati ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella. Ai ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore.

"Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ora 11:51
Dibër/ Aksident fatal në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona! Plagosen 5 të tjerë

DIBËR-  Një aksident i rëndë me dy viktima u regjistrua paraditen e sotme tek Shkalla e Tujanit, në Rrugën e Arbrit.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë humbur jetën Bledian Osmani, 42 vjeç, drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe Maltina Ferati, pasagjere në automjetin tjetër.

Ndërkohë, 5 të tjerë mbetën të lënduar dhe janë dërguar ne spital.

Grupi hetimor në vendngjarjepo punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.