Gjykata e Vlorës, ka miratuar ekstradimin në Itali të Jorin Llambros dhe Elvis Jaupaj, të cilët janë dy anëtarët e grupit kriminal shqiptar, që transportonte kokainë nga Ekuadori në drejtim të Hollandës dhe më gjerë.

Vendimi për esktradimin e Llabros dhe Jaupaj, është dhënë duke marë pëlqimin e dy të arrestuarve gjatë operacionit “Los Blancos”, të drejtuar nga prokuroria e Firences në Itali. Llambro dhe Manaj, kanë shfaqur dëshirën për tu ekstraduar në Itali dhe ballafaquar në gjyq me akuzat e ngritura nga drejtësia Italiane. Në dosjen e prokurorisë Italiane Llambro, konsiderohet në rolin e koordinatorit të kartelit dhe ishte përgjegjës për ngarkesat që vinin nga Ekuadori në portet e Holandës dhe më pas kryente, magazinimin e tyre.

Llambro rezulton të jetë ideatori i trafikut të 198 kg kokainë nga Holanda në Shqipëri, duke shfrytëzuar territorin e disa shteteve europiane. Sasia e drogës nuk është mundur që të futet në Shqipëri, pasi në datën 4 janar 2016 prokuroria e Antimafias së Firences, ka ndërhyrë duke kapur drogën në portin “Gioia Tauro” në “Reggio Calabria”, më datën 4 janar 2016. Ndërsa miku i tij, Elvis Jaupaj, gjatë periudhës 2016-2017, ka qëndruar me shtëpi në Holandë. Elvis Jaupaj, ishte përgjegjës për mbledhjen e pakove të mëdha dhe ngarkesave të kokainës të vinin nga Ekuadori. Në të njëjtë kohë, ai ka qenë gjithashtu edhe mbajtës i drogës, duke garantuar sigurinë e vendeve ku magazinohej.

Përveç kësaj, thuhet në dosjen e prokurorisë Elvis Jaupaj, gjithashtu ka qenë i regjistruar në mesin e subjekteve përgjegjëse për organizimin e një importi të madh kokaine nga Ekuadori në Holandë, i cili ka ndodhur në janar të vitit 2017. Elvis Jaupaj, organizoi më shumë dërgesa të kokainës nga Holanda në Itali dhe pikërisht në datën 5 shkurt 2017 rreth 14.5 kg përfunduan duke u kapur nga policia e Torinos. Ndërsa në datën 11 shkurt 2017, u kapën rreth 11.5 kg kokainë nga policia e Romës. Ndërkohë tre personat e tjerë Gentian Manaj, i arrestuar në Tiranë, Vladimir Lesaj i arrestuar në Lezhë dhe Rexhino Ibrahimi i arrestuar në Durrës, vijojnë të gjykohen në gjykatat respektive, me qëllim ekstradimin e tyre në drejtim të Italisë.