Dy arinj që mbaheshin të mbyllur në një kafaz anash një rruge në Shqipëri i kanë shpëtuar burgosjes duke u bërë pjesë e një kopshti zoologjik në Skoci. Ata mbaheshin në kafaz nga pronari i një lokali në vendin e quajtur Shkopet, në aksin nacional Tiranë - Dibër.
BBC thotë se arinjtë e njohur me emrat Henk dhe Eso kanë mbërritur në kopshtin zoologjik të quajtur "5 Motrat" pasi u morën nga një kafaz në Shqipëri përmes të cilit banorët lokal argëtonin turistët.
(Arinjtë Henk dhe Eso në shtëpinë e re në Skoci)
Pronarët skocez të kopshtit zoologjik u dakordësuan t’i merrnin dy arinjtë binjakë të cilët kanë nisur një jetë të re nën kujdesin e kujdestarëve të këtij parku zoologjik. Një organizatë shqiptare që kujdeset për kafshët thotë se situatën e dy arinjve e mbajtën nën monitorim.
Henk dhe Eso ushqeheshin shumë pak ndërsa për të shuar etjen përdorin një rrëke uji që mblidhej pas shiut. Rrugëtimi dy arinjve shqiptarë drejt Skocisë pati një ndalesë në Belgjikë ku u plotësua dokumentacioni i duhur.
Komento
Te kishte ligje Shqiperia do ishin brenda pronaret e kafazit. Shkoni dhe te Pylli i Levanit dhe shikoni ne c'fare kushte i mbajn kafshet atje.
PërgjigjuNe fakt ne kafaz duhet te merrnin pronarin e arijve qe te ja u tregonin skocezeve kafshen e rralle me dy kembe
PërgjigjuBravo shoqatës shqiptare dhe kopshtit zoologjik në Skoci! Këto krijesa të mrekullueshme, të bukura, të forta, të zgjuara dhe të urta duhet të jetojnë në ambjent ku njerëzit janë njerëz dhe jo neandërtalë primitivë. Edhe njëherë një bravo të madhe!❤️
PërgjigjuKy lajm , ku dy arinjte u transferyan ne Skoci eshte poshterim per popullin shqiptar dhe qeverine evtij dhe sidomos Ministria e Mjedisit . Te denohej personi qe i mbante te mbyllur dge nuk ushte nevoha tu dergonin jaq larg pi te leshohedhin be gabitatin ku y vidhen . Kafsget e egra mbrohen nga konventa nderkombetare, qe i cileson pasuri te shtetit dhe cdo kapje nga persona te caktuar quhet krim fhe denohet me burg . Ky eshte tyrp dhe jo lajm i mire
PërgjigjuO Red, je tu pi raki me duket. Te ai kafazi jon gati te hyn njerzit qe me ik e me jetu ne Skoci. Patriot leshi ti. E ka thon Fishta i modh i llafe. Lexo.