Një aksident ka ndodhur në qytetin e Beratit ku dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen periferike të qytetit "Uznovë", ku si pasojë e përplasjes njëri prej mjeteve ka përfunduar në ambientin e rrethuar të një lokali në anë të rrugës.
Fuqia e goditjes ka thyer rrethimin dhe stendat e lokalit. Automjeti tip "Reno" ishte i parkuar në parkimin e lokalit dhe më pas drejtuesi mjetit tip "BMW" ka humbur kontrollin duke goditur nga pas automjetin "Reno" që ishte i parkuar.
Të dyja mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes. Sipas policisë, shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara e mjetit tip "BMW", i cili ka goditur fuqishëm në ecje mjetin tip "Reno", duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë rruge dhe brenda ambienteve të jashtme të një lokali, ku edhe ka shkaktuar dëme.