Dy automjete përplasen në Gjirokastër, njëra nga makinat përfundon në bordurën e rrugës (VIDEO)

GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur te kthesa e Liqenit të Viroit në Gjirokastër. Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv, gjysma e njërës makinë ka hyrë në bordurën e rrugës.

Automjeti tip "Toyota Yaris" është përplasur me makinën bilnd të një kompanie private.

Në aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë