BERAT- Dy banesa janë përfshirë nga flakët duke mbetur të djegura plotësisht rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, në Berat.

Zjarri ka rënë në banesat e familjes Eskiu në lagjen “Jani Vruho”, ndërsa mësohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale, pasi fatmirësisht në të dy banesat nuk jetonte njeri.