AUSTRALI - Dy binjake nga Australia ndajnë çdo gjë me njëra-tjetrën; të njëjtën punë, makinë, të njëjtën llogari në Facebook madje edhe të dashurin e tyre.

Lucy dhe Anna kanë shpenzuar 240 mijë dollarë në kirurgji kozmetike për të eleminuar çdo diferencë të vogël që mund të kishte mes tyre. Ato kanë bërë operacion plastik në gjoks dhe të dyja kanë të njëjtën madhësi; operacion plastik në vetulla dhe në pjesë të tjera të fytyrës.

E veçanta e dy binjakeve është fakti se përpos të gjithave, ato kanë të njëjtin të dashur. Lucy dhe Anna besojnë se kjo është një situatë e përkryer për të patur një marrëdhënie.

binjake

"Ne jemi duke u takuar me një djalë në këtë moment. Në marrëdhënien tonë janë 3 persona dhe po ndajmë njëri-tjetrin", tha Anna.

Kurse Lucy shtoi: "Kjo nuk është shumë e çuditshme për ne. Ne kemi një të dashur dhe të tre ndajmë të njëjtin krevat. Ne kemi të njëjtat shije, kështu që padyshim pëlqejmë të njëjtin djalë. Edhe kur bëjmë seks jemi të tre bashkë".  

Binjaket thonë se janë shumë të lumtura për çdo gjë që përjetojnë së bashku. Aktualisht ato jetojnë në shtëpinë e mamasë së tyre.

binjake
binjake


(v.gj/shqiptarja.com)