Dy burra nga Fushë-Kruja në kërkim të Shqipe Shalës, ish-partnerët në ‘Pa Gjurmë’ e akuzojnë 35-vjeçaren se ushtron prostitucion në prani të fëmijëve të mitur

Alfred Karaj dhe Gentjan Shala të dy nga Fushë-Kruja kërkojnë të mësojnë vendndodhjen e Shqipes, pasi ka mëse dy muaj që është larguar nga banesa ku jetonte me burrin e dytë duke marrë me vete edhe vajzën 8-muajshe, si dhe vajzën e madhe nga martesa e parë.

Gantjan Shala është në kërkim të së bijës, që ditën kur bashkëshortja vendosi të largohej nga banesa më 12 maj të këtij viti, ndërsa nuk ka dijeni se ku ndodhen. Shqipe Shala është nëna e pesë fëmijëve, katër nga martesa e parë dhe një fëmijë nga martesa e dytë.

Ky është një tjetër denoncim për 35-vjeçaren, pas atij që erdhi pak kohë më parë nga ish-bashkëshorti, Alfred Karaji, i cili rrëfeu vështirësite me të cilët rrit fëmijët që nëna i braktisi. Por 35-vjeçarja përsërit të njëjtin veprim, por kësaj here duke marr me vete vajzën e mitur që solli në jetë nga një lidhje 4-vjeçare me burrin e dytë Gentjan Shalën.

Ai ishte i pari që hyri në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, ndërsa foli për bashkëjetesën katër vjeçare që pati me Shqipen, madje edhe se ka tentuar ta bindë gruan të rikthehej tek ish-burri për hir të fëmijëve. Bashkë me Shqipen, e larguar prej dy muajsh është edhe vajza e saj e madhe 22-vjeçare, të cilat sipas dy burrave në studio, dyshohet se janë bërë pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohen nga disa persona në qytete të ndryshme.

Më datë 12 maj nusja u largua nga banesa. Kur u ktheva në shtëpi rreth orën 20:00 e gjeta derën të kyçur. Vajza e saj e madhe më dërgoi një mesazh ku shkruante: ’S'ke për ta parë më nënën time’. Unë jam martuar kur isha ende në burg. Shqipen e kam njohur në vitin 2017 dhe kur dola nga burgu nisa bashkëjetesën prej  4 vitesh. Ajo ka qenë martuar më parë dhe burri e përzuri  nga shtëpia, bashkë me vajzën e saj të madhe, që e mban me vete. Kur ka ardhur tek unë ishte me fëmijën 3 muajshe në bark. Unë negociova që të ribashkohej me bashkëshortin, Alfredin. Marrëdhënia ime me Shquorn ka qenë shumë e mirë, por vajza e saj e madhe më ka bërë cdo gjë për të na shkatërruar. Këtë gjë që ajo ka bërë unë e quaj pengmarrje.

Ish-bashkëshorti Alfred Karaj kërkoi të përballej live me Gentjanin, i cili pasi mësoi këtë fakt tentoi të lë studion televizive. Me negocimin e moderatores në studio Odeta Dume, ai nuk u largua, por pati këtë përballje të pazakontë me ish-bashkëshortin e gruas. 

Odeta Dume: Alfred, nga kjo studio pak më parë Gentjani të akuzoi se ke përzënë nga shtëpia vajzën, pse e bëre ?

Alfredi Karaj: Unë vajzën nuk e kam përzënë, më tha se do të ikte me nënën e saj. Ajo nuk i takon fëmijët, u kalon tek këmbët dhe nuk i flet.

Gentjan Shala: I ke penguar ti

Alfredi Karaj:  Ajo i la fëmijët dhe nuk kujdeset për ta, as detyrimin ushqimor nuk u paguan.

Gentjan Shala:  Jo, kalamajtë nuk i flasin nënës, jo nëna kalamajve. Unë kam ardhur për problem tjetër. Kalamajtë e këtij zotërisë kanë ardhur në shtëpinë time, pa e ditur ky

Alfredi Karaj: Shumë mirë kanë bërë, unë nuk i kam penguar

Gentjan Shala: Shqipes i kam thënë të kthehej tek ti, për hir të fëmijëve.

Bashkë me Shqipen, e larguar prej dy muajsh është edhe vajza e saj e madhe 22-vjeçare, të cilat sipas dy burrave në studio, dyshohet se janë bërë pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohen nga disa persona në qytete të ndryshme.

Alfredi Karaj: Me vajzën kam folur dhe ajo më tha se ndodhej në Vlorë. Personi që i trafikon të dyja është nga Fieri. Kam folur me të dhe më ka thënë se vajzën do ta marri për grua. Kam shkuar në polici për të bërë denoncimin. Vajza më mori duke qarë dhe më tha se duan të më nxjerrin për prostitucion. Vajza m'i ka thënë të gjitha se nga kush trafikohet, emrat i kam cuar në polici.

Gentjan Shala:  Unë nuk kam durim më nuk besoj tek policia, do të bëj vetëgjyqësi. Nuk më hynë në punë Shqipja, unë dua fëmijën. Derisa gjyqi të mbarojë, fëmija për mendimin tim të jetojë në institucion dhe më pas t’i caktohet njërit prind. Alfredi i ka parë më mirë gjërat, sepse unë kam qenë në burg. Më thonin shumë veta që vajza e Shqipes ushtron prostitucion në shtëpi, ku vinin shumë persona me makina. I kam kërkuar policisë t’i arrestojë të dyja. Shqipja të më sjelli vajzën dhe të iki ku të dojë. Nuk kam frikë nga kërcënimet që më vijnë, por dua vajzën time. Shqipja do më japë llogari për cdo kërcënim.

Me largimin e gruas nga banesa, dy burrat akuzojnë 35-vjeçaren për kërcënim, duke i kërkuar të kthejë vajzat dhe të vazhdojë jetën e saj.

Gentjan Shala:  Nuk ka shanse të kthehet ajo tek unë. Unë i kam çuar në polici edhe numrat e telefonit, nga të cilët kërcënohem, por nuk i kanë kapur. Nëse është burrë të më kërcënojë me numrin e tij jo me të Shqipes.

Alfredi Karaj: Vajzën e vogël ta kthejë se më dhimbset, e di ç’do të thotë se po i rris vetëm tre fëmijët. Para dy muajsh më ndërprenë edhe ndihmën ekonomike, sepse djali mbushi 18 vjeç. Të më kthejë dhe vajzën time. Kam bërë shumë denoncime, por asgjë nuk kanë berë deri më tani

 

 

 

VIDEO/ Emisioni plote

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/06/2021 02:38

    Uau,13 vjec paska qene kur ka lindur vajzen e madhe ?! Kjo ka qene vete femije!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku