TIRANE- Pesëmbëdhjetë ditë pas shpërthimit të tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri dhe vendosjes së tritolit afër banesës së këtij të fundit, prokuroria dhe policia kanë arritur të konkretizojnë hetimet intensive kundër 7 personave si organizatorë të dy ngjarjeve kriminale. Operacioni policor, që u është besuar forcave special RENEA, ka filluar rreth orës 02:00 pas mesnatës së të mërkurës, ndërkohë që 7 urdhër-arrestet janë firmosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesën e prokurorisë.
/Shqiptarja.com












