TIRANE-Shtetas shqiptarë kanë ngritur një grup të gjerë kriminal në Greqi dhe Shqipëri,duke u kththyer në pararojën kryesore të pritjes së klandestinëve afganë, paisjen e tyre me pasaporta të falcifikuara dhe dërgimit nëpërmjet rrugëve ajrore, tokësore dhe detare drejt vendeve të Bashkimit Europian si Italia apo Gjermania. Rasti i shtetasit Rafiullah Shadullah, e tregon më së miri se si vepron rjeti i shqiptarëve nga Greqia në Shqipëri, ku me sa duket një femër është nyja lidhëse e dy celulave që vepronë në vendet respektive. Rafiullah Shadullah, është një shtetas Afganas i cili ka udhëtuar në 6 shtete me makinë dhe në këmbë, për të kaluar në tokën e ëndrave.
Ai ka mundur të kalojë plot 5 shtete duke filluar nga kufiri i vendit të tij Afganistani dhe është hedhur në tritorin Pakistanez. Prej këtij nëpërmjet grupeve kriminale që kryejnë trafikun e klandestinëve, ai ka kaluar në teritorin e Iran dhe më pas ka gejtur strehim në Turqi. Një pjesë të rrugës në këtë vend e ka bërë në këmbë, ndërkohë që pasi ka kryer disa punë të rëmdonta në Turqi, ka siguruar të ardhura financiare, duke paguar një taksi për ta afruar në kufirin midis shtetit Grek dhe atij Turk. Vijën e kufirit e ka kaluar në këmbë, ndërkohë që pasi ka mbëritur në Athinë, Rafiullah Shadullah, ka shkuar tek banesa e një shokut të tij, i cili e ka prezantuar me një shtetase Shqiptare.
Rrjeti në dy celulala
Pasi është njohur me shtetasen Shqiptare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur pasi tashmë prokuroria është duke hetuar për të zbuluar rjetin, Rafiullah Shadullah së bashku me të është nisur në drejtim të Shqipëri. Në Greqi, pikërisht kjo shtetase dhe persona të tjerë shqiptarë që qëndronin në Greqi, i kanë premtuar se kundrejt një shumë financiare prej 800 deri në 1 mijë euro, shtetasit afganas do i siguronin një pasaportë bullgare. Një gjë e tillë do të kryhej në Shqipëri, pasi në këtë shtet sipas fjlëve të shqiptarëve, ishte baza e falcifikimit të pasaportave. Nisur nga kjo situatë, afgani së bashku me shtetasen shqiptare, kanë udhëtuar nga Greqia në Shqipëri, ku dhe kundrejt pagesës së mësipërme, Rafiullah Shadullah është paisur me një pasaportë bullgare, që mbante emrin Atanas Atanasov Ivanov.
Kapja në RINAS
Disa ditë pasi është paisur me pasaportën biometrike, Rafiullah Shadullah i fshehur nën emrin Atanas Atanasov Ivanov është nisur në drejtim të RINAS-it, për të fluturuar në Itali. Pikërisht gjatë kontrollit të dokumentacionit në aeroportin e Rinasit është kapur nga policia shqiptare dhe arrestuar, e më pas është lënë me masë sigurimi “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”. Në bazë të aktit të ekspertimit thuhet se:“Në pasaportën Bullgare me nr.340043790 në emër të shtetasit Atanas Atanasov Ivanov, objekt ekspertimi u konstatuan ndërhyrje fallsifikuese. Ndërhyrjet konsistojnë në heqjen e shtresës plastike transparente laminuese të mëparshme dhe vendosjen e shtresës laminuese e cila mban të dhënat aktuale”.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com