Komedia “Dy dashuri dhe një veshkë” u mirëprit për dy net me radhë nga publiku pogradecar.  Vepra e vënë në skenë nga regjisori Guri Koço sjell tragjikomizmin e dy njerëzve të varfër në kushte, por të pasur në shpirt, të cilët mbi gjithçka kanë njëri-tjetrin, duke ndërthurur humorin me dramën e tyre të përditshmërisë.

Mesazhi godet fort nisur dhe nga koherenca me realitetin, por dhe niveli i lartë artistik.

“Në kohën e sotme kur gjithçka po shkon drejt degradimit, sidomos miqësia, kjo përpiqet që të tërheqë pak vëmendjen e njerëzve dhe t’u thotë që ndonjëherë nuk është pasuria ajo që i bën njerëzit miq, është zemra, është shpirti”, tha regjisori Guri Koço.

“Te komedia, po s’të ngacmoi e qeshura, mbetesh keq i tonë fjalës”, u shpreh aktori Alban Prodani.

“Publiku e priti hsumë mirë, jemi shumë të kënaqur me publikun e Pogradecit dhe të lumtur që e mbushëm sallën plot”, tha aktorja Adea Cale.

Pas shfaqjeve në Pogradec, komedia pritet të vijojë turin në Korçë, ku do të shfaqet për katër net me radhë në teatrin e qytetit.