Dy deputete të PDIU-së kalojnë tek PS, Rama siguron 76 mandate (EMRAT)
Deputetja e PDIU-së Reme Lala dhe Elena Xhina kanë kaluar zyrtarisht tek Partia Socialiste. Me kalimin e dy deputeteve Xhina e Lala, mazhoranca e Edi Ramës siguron zyrtarisht 76 mandate.
Fillimi i punimeve për Rrugën e Arbrit i dha menjëherë frytet për mazhorancën socialiste.
Kur deputetja e PDIU-së Reme Lala hipi në foltoren e aktivitetit qeveritar, fillimisht dëshmoi se gjakrat e nxehura e të shpërndara brenda mureve konfliktuale të Bashkisë Dibër në 31 janar të këtij viti, në konfliktin PS-PDIU ishin pastruar. Siç deputetja më e re parlamentit rrëfeu më pas, Edi Rama ishte arsyeja që ajo kishte shpëtuar mandatin.
“Ju pata thënë se unë do ta digjja mandatin nëse nuk bëhej rruga e Arbrit. Faleminderit që ma shpëtove mandatin, z. Edi Rama e nuk u bëre si besa e prerë e burrave të Dibrës në Tiranë”. -u shpreh ajo.
Por nuk ishte kjo surpriza e parë apo e fundit. Reme Lala tha se tashmë kishte vendosur të bashkohej me më të mirët.
“Unë ju kam thënë se nuk kam parti, e se partia ime është Dibra. Por sot unë dua të bashkohem me më të mirët. Unë dua të jem pjesë e Partisë Socialiste”.
Deputetet e PDIU Reme Lala dhe Elena Xhina
Por Reme Lala nuk kishte ardhur vetëm pranë Edi Ramës të cilit menjëherë i drejtohet si “kryetar”.
“Zoti kryetar, unë nuk kam ardhur vetëm, kam ardhur edhe me një zonjë tjetër të nderuar, e cila do një të ardhme më të mirë për vendlindjen e saj. Edhe ajo do të bashkohet me më të mirët. Ajo është Elena Xhina”.
Nuk keni pare gje akoma o votues.: 17/06/2018 16:51
U votuan si te PDIU dhe duhej te votoheshin per te kaluar ne PS.Po votuesit a kaluan edhe ato nga PS se keshtu duhet te ishte.Hajde rrumpalle politike.Tani i ben Rama ministre.Cfare injorance.
Përgjigju
Dibra: 17/06/2018 13:34
I duheshin PS votat e Ymer Lales. Turp.
Përgjigju
Rema: 17/06/2018 13:16
Hajde Reme. Came e vertet. Nga fryn era e drejton flamurin. Sa lehte ndryshojn bindjet politike ne Shqiperi. Po ske faj se deputeti tani me eshte bere stil jetese.
Përgjigju
arbeni: 17/06/2018 13:10
Kjo eshte e keqja e dibres. vajza e Ymer Lales
Përgjigju
Vicidoli: 17/06/2018 12:41
Ua kam Mamursin.Cka me dash deputete.Ua per 24 ore e djegi Edvinin bashke me Kryministrine.
Përgjigju
Popull: 17/06/2018 12:34
Keto Jane deputet ku*** ne politike sot NDEROJE partine neser firmosin KAPI Tullio per interesa personale
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.4%
Të gabuar
68%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3113
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
U votuan si te PDIU dhe duhej te votoheshin per te kaluar ne PS.Po votuesit a kaluan edhe ato nga PS se keshtu duhet te ishte.Hajde rrumpalle politike.Tani i ben Rama ministre.Cfare injorance.
PërgjigjuI duheshin PS votat e Ymer Lales. Turp.
PërgjigjuHajde Reme. Came e vertet. Nga fryn era e drejton flamurin. Sa lehte ndryshojn bindjet politike ne Shqiperi. Po ske faj se deputeti tani me eshte bere stil jetese.
PërgjigjuKjo eshte e keqja e dibres. vajza e Ymer Lales
PërgjigjuUa kam Mamursin.Cka me dash deputete.Ua per 24 ore e djegi Edvinin bashke me Kryministrine.
PërgjigjuKeto Jane deputet ku*** ne politike sot NDEROJE partine neser firmosin KAPI Tullio per interesa personale
Përgjigju