Të paktën 75 persona, përfshirë shumë fëmijë, kanë humbur jetën në vetëm 2 ditë sulme intensive në Rripin e Gazës. Ndërkohë, ministria palestineze e shëndetësisë tha se 550 persona kanë mbetur të plagosur që kur Izraeli filloi sulmet e saj në Gazë. Sipas autoriteteve izraelite, më shumë se 200 raketa janë hedhur në Izrael nga Gaza që nga dita e hënë duke sulmuar qindra pika të Hamas.

Ushtria izraelite intensifikoi sulmet në ditën e dytë të së ashtuquajturës “Operacion i Mbrojtjes”, mision i cili synon t’i japë fund sulmeve me raketë nga Hamasi në Izrael.
Presidenti palestinez Mahmut Abbas ka akuzuar sot Izraelin se po kryen “gjenocid” në Rripin e Gazës. Ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tërheq vërejtje për sulme edhe më të ashpra kundër Hamasit. Ndërkohë kjo e fundit po vijoj të sulmojë me raketa territorin izraelit, duke marrë në shënjestër qytetet e mëdha, përfshirë Tel Avivin.

Ky është kulmi i tensioneve mes Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas, e cila po qeveris Gazën që prej vitit 2012.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)