Dy ditë pa bukë, pas apelit në Report Tv mbërrijnë ndihmat për familjen Ajdini në Memaliaj

Pak ditë më parë Report TV, përcolli dramën e familjes Ajdini në qytetin e Memaliajt e cila vuan për bukën e gojës. Veç kësaj kjo familje me katër anëtarë është përjashtuar nga skema e re e ndihmës dhe përkrahjes sociale.

Pas jehonës që u përcoll tek Report TV problematika shëndetësore e fëmijëve të kësaj familjeje të cilët veçse të sëmurë, kishin edhe 48 orë pa ngrënë ushqim, ka ardhur reagimi i parë nga “Fundjava Ndryshe”.

Vullnetarë të “Fundjava Ndryshe” kanë sensibilizuar biznese të ndryshme në kryeqytet, për të ndihmuar me ushqime familjen Ajdini e cila vuan mungesën e bazës elementare ushqimore apo sikur quhet ndryshe ushqimet e shportës.

Një ditë më parë, në familjen Ajdini, kanë mbërritur ushqime bazë nga “Fundjava Ndryshe” të cilat janë të mjaftueshme për ecurinë dy mujore të të katër anëtarëve të familjes në fjalë. Mes lotësh prindërit e fëmijëve epileptikë dhe të vobektë, kanë falenderuar “Fundjavën Ndryshe” për ndihmën ushqimore.

Përfaqësues të “Fundjavës Ndryshe” kanë falenderuar Report TV për sensibilizimin e problematikës së familjes Ajdini dhe premtuan se ndihmat nuk janë të fundit por do të vijojnë edhe përgjatë muajve në vazhdim.

Me futjen e sistemit të skemës së re të ndihmës ekonomike, familja Ajdin nga Memaliaj ishte hequr nga trajtimi me ndihmë. Megjithëse kushte të vëna nga shteti për të përfituar ndihmë ekonomike janë të çuditshme, pasi një familje e varfër sipas kësaj skeme nuk duhet të ketë as televizor e as frigorifer, kjo gjë ka çuar shumë familje në pamundësi për tu ushqyer çdo ditë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik