Dy djem në europian, Ragip Xhaka:
Jam babai më i lumtur në botë

Dy djem në europian, Ragip Xhaka:<br />Jam babai më i lumtur në botë
“Unë jam babai më krenar në botë pasi dy djemtë e mi do të luajnë në kampionatin europian Francë 2016”. Kjo është deklarata krenare e Ragip Xhakës babait të dy talenteve të futbollit Granit dhe Taulant Xhakës.

Dy vëllezër do të luajnë me dy kombëtare të ndryshme,këtij lajmi i kanë dhënë jehonë edhe mediat gjermane pasi e përditshmja gjermane “Blick” shkruan se kjo është sa e bukur aq edhe e çuditshme.

Granit Xhaka luan për kombëtaren e Zvicrës ndërsa Taulant Xhaka luan për kombëtaren e Shqipërisë e cila për herë të parë merr pjesë në një kompeticion europian.
Dy futbollistët janë me origjinë shqiptare por kanë bërë zgjedhje të ndryshme në kohë të ndryshme.

"Ndonjëherë unë nuk mund të besoj atë se çfarë po ndodh. Unë jam babai krenar në botë për dy djemtë e mi kaq të talentuar", u shpreh Ragip Xhaka.

25 vjet më parë Ragip Xhaka së bashku me bashkëshorten e tij vjen në Zvicër si një refugjat politik.  

Ai punonte si një kopshtar ndërsa bashkëshortja e tij pastron në shtëpi. Por të dy asnjëherë nuk e kishin imagjinuar se në çfarë situate ndodhen sot kur dy djemtë e tyre u kthyen në futbollistë profesionistë.

Dy vëllezërit me kombëtaret e tyre kurrë më parë nuk kanë luajtur kundër njëri-tjetrit pasi në përballjen e eliminatoreve në vitin 2014 Graniti ishte në formacion ndërsa Taulanti nuk ishte grumbulluar nga Shqipëria.
Xhaka
xhaka
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse