Edhe këtë vit akademik do të ketë dy faza regjistrimi. Faza e parë, ose regjistrimi paraprak do të jetë nga 18-23 shtator 2013 deri në orën 24:00 të mesnatës. Kandidati, i cili nuk kryen regjistrimin brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdo lloj arsyeje, humbet të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit.
Ky kandidat nuk përfshihet në listën përfundimtare të fituesve. Faza e dytë është regjistrimi përfundimtar, dhe listat do të shpallen më 1 tetor 2013, listën përfundimtare të kandidatëve fitues. Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga datat 8-13 tetor 2013, prej orës 08:00-18:00, të pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtëm: dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit (e panoterizuar); 2 fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekësh , paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IPAL për katëse.
Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com