Dy fëmijë me HIV/AIDS
mister origjina e infektimit

Dy fëmijë me HIV/AIDS <br />mister origjina e infektimit
TIRANE - Dy fëmijë të moshës 3 dhe 8 vjeç janë mbartës të HIV/AIDS (Human Immunodeficiency Virus), por origjina e infektimit me virusin vdekjeprurës mbetet ende mister.

Këtë vit janë regjistruar 4 raste të reja fëmijësh të prekur nga virusi HIV. Dy prej tyre e kanë marrë virusin nga prindërit, por dy të tjerët mund ta kenë marrë në rrugë të tjera pasi prindërit rezultojnë negativë ndaj testit të HIV/AIDS.

Rastet u bënë publik në Komisionin e Shëndetësisë ku u diskutua mënyra e trajtimit të fëmijëve në Shqipëri. Deputeti i Partisë Demokratike, anëtar i Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehu pyeti për rastin konkret, nëse fëmijët kishin pasur ndërhyrje kirurgjikale.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, epidemiologja Marjeta Dervishi u përgjigj se po, por shtoi se ende nuk është vërtetuar se nga është marrë virusi duke nënvizuar se dy rastet në fjalë janë në proces e sipër.

Problemet e fëmijëve me HIV/AIDS në Shqipëri janë të shumta.

Një tjetër çështje që u ngrit gjatë Komisionit të Shëndetësisë ishte kurimi i këtyre fëmijëve.

Prej tre muajsh fëmijët nuk marrin medikamentet e përshtatur për moshën e tyre, por po kurohen me ato të të rriturve, u shprehën drejtuesit e Shoqatës së Personave me HIV/AIDS, të cilët ndanë alarmin se prej tre muajsh fëmijët me HIV/AIDS nuk kurohen me ilaçet e duhura.

(m.k/Gre.M/Shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga