“Bota” bën fjalë për një fshat të vogël, të izoluar midis Fierit dhe Lushnjes, i banuar nga një komunitet i ish të përndjekurve politikë. Ndërsa po ndërtohet autostrada fillon dhe ndryshojnë disi jetët e banorëve të fshatit. Personazhi kryesor Juli fillon dhe bie në dashuri me inxhinierin që po ndërton rrugën. Ndërkohë janë hapur dosjet dhe një komision i ish të të përndjekurve politikë është duke kërkuar trupa, ujërave të kënetës. E vërteta fillon del për të ëmën e Julit, një gënjeshtër që gjyshja i ka treguar gjithë kohës.

Për regjisoren Iris Elezi, “Filmi “Bota” është një lloj reflektimi për virtytet e gjysheve që nuk ua kaluan mbesave. E ndiej se sa më shumë gjyshërit tanë ndërrojnë jetë, aq më larg u shkojnë zanave. Mendoj se ka një urtësi në popullin tonë që nuk e gjej ende, dhe që do të doja ta sillja me anë të kinemasë”.