Në artin e skulpturës si dhe në arte të tjera krijimtaria jo gjithmonë përshkon te njëjtin botëkuptim apo përfytyrim me imazhin qe ndodh të ketë një grup i caktuar njerëzish apo edhe një mase e tërë. Kjo për arsyen e thjeshtë se artisti gjurmon në perceptimin e vet ideor për te përmbushur veprën. Thënë me fjalë të thjeshta Fan Nolin (busti në të djathtë po prapë në krah të parlamentit) mund ta shohësh real e te detajuar, në kembë me një qëndrim natyral por e shohim ndryshe. Pse? Sepse ne këtë rast autori nuk ka mare përsipër të bëjë thjesht dhe vetëm "ngjashmërinë" fizike. Ai ne botëkuptimin e krijimit ka kapërcyer realen që ne njohim në portret dhe ka dashur të kërkojë e paraqes më shumë se aq (në ja ka arritur vërtet) pra një bust kompozicional, kujdes.....kompozicional qe do të thotë një krijim ku bindjet e tija filozofike, shoqërore, artistike, kulturore,estetike,politike etj dalin ne plan te pare dhe dominojnë mbi realen e "ngjashme" . Kështu do thosha se është pare busti i Pjetër Arbnorit . Po atëherë pse nuk na pëlqen ? Po i Fan Nolit?
Sepse kompozimet figurative te cilat mbartin mbi vete kërkesa me të mëdha të krijimit artistik kur nuk arrijnë përsosjen kthehen në qesharake. Tendenca për ta parë bustin jo thjesht një portret kavaleti, por diçka me shumë për mua ka embrion interesant dhe te lavdërueshëm por qe nuk është çuar më përpara. Shikoni bazamentin, raport aspak monumental për qëllimin e veprës, dimension horizontal tepër i gabuar dhe materializim jo i përshtatshëm. Është evidente se autori ka patur si qëllim një përmendore, e cila të mbart një histori,një realitet e një jete të një figure, jo thjesht një njeri me emrin Pjetër. Ky qëllim vlen për t’u përkrahur pasi artit tonë te skulpturës kjo i mungon. Ndoshta një përmirësim dimensionimesh bazament- bust dhe një vendosje e gjetur arkitektonike, do t’i japin kësaj vepre tjetër vlere. Kujtoni bustet me dy kokat e poeteve të Librazhdit për te bërë diferencën./ Autori është piktor skenograf
Ai qe e ka porositur keshtu e ka kerkuar
PërgjigjuSadik, le të pijë mall sa të dojë po ky malli që pi tani është i skaduar
PërgjigjuSikur i madhi Fan Noli te ishte gjalle do ta peshtynte ne surrat kete pseudoskulptor. Turp edhe per ate komision qe e kane lejuar kete karikature qe te vendoset ne nje nga parqet me te bukura te kryeqytetit.
PërgjigjuSke çu ben Pine mall edhe keta