Në thelb të qenies së tij, dy ishin preokupimet e mëdha të akademikut Jorgo Bulo: fati i atdheut dhe zhvillimi i shkencave tona.
Ai i përkiste llojit të Rilindësave të cilët besonin tek dashuria pa kushte për vendin si një gjë e shenjtë, aq të shenjtë, sa ta konsideronin atë herë me emrin e atit, pra Atdhe dhe herë me emrin e mëmës, pra Mëmëdhe! Jorgo Bulo ishte bir i denjë i prindërve të Tij zagoritë.
Ai besonte tek sakrifica dhe gjaku i të rënëve patriotë të të gjitha kohëve, e posaçërisht i akteve sublime të dëshmorëve për të bërë një Shqipëri evropiane. Eshtë proverbiale thënia e Tij në kuadrin e 70 vjetorit të çlirimit:
…nderojini dëshmorët se nuk është faji i tyre që Ne të gjallët nuk ditëm të bënin një Shqipëri më të mirë për ta e për vete.
Në të gjithë veprën e Tij të gjerë mbizotëron dashuria për vendin, për gjuhën shqipe, për krijuesit dhe studiuesit shqiptarë të të gjitha kohërave, kudo ku ata jetuan e punuan, pavarësisht emrit dhe besimit që kishin.
Mbi të gjitha Ai e donte dhe i besonte popullit të vet. Ai gjente tek njerëzit frymëzimin e përditshëm për të ngritur, për ta e me ta, murin e vështirë të dijes e të kulturës duke vendosur në të edhe Veprat e tij që sot të gjithë i shohin si “investime” të jashtëzakonshme kulturore e shkencore për vendin.
Edhe rruga e Tij e fundit, pa kthim, ishte një nga itineraret e shumta që Ai bënte në Shqipëri e jashtë saj, për të komunikuar, për tu dhënë shpresë, për të popullarizuar shkencën dhe kulturën për njerëzit. Për tu thënë atyre që vendi duhet pa interes dhe se një jetë pa kulturë e shkencë është akoma më e varfër se sa vetë varfëria, për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe të denjë e cila mbështetet dhe frymëzohet nga dija dhe jo nga injoranca! Pikërisht për këto të vërteta njerëzit e donin, e donin për mënçurinë, për fjalën e ngrohtë shqipe, për shpresën që ngjallte tek ta, për të vërtetat që thoshte hapur dhe pa anësi. Prandaj kuvendet ku fliste Jorgo Bulo ishin plot, se Ai ja kishte dalë me magjinë e fjalës të bëhej shpirti për ta. Jorgo Bulo ishte intelektual elitar dhe akademik që besonte se “themelet” që hidhen përmes veprave madhore shkencore janë më të forta sesa themelet e çdo lloj ndërtimi. Ai vërtet lindi në vendin e penës në Zagori, u shkollua në vendin e kulturës në Gjirokastër por Ai u formua në mjedisin e akademikëve shqiptarë të pas Luftës. Ai në jetën dhe veprën e Tij krahas cilësive të rralla personale, reflektoi edhe standardin profesional dhe njerëzor të Aleks Budës, Eqrem Çabejt, Mahir Domit, Androkli Kostallarit etj, të cilët panë tek Jorgo kolegun e tyre më të ri. Koha e provoi që kishin të drejtë. Ai e vazhdoi, e mbrojti dhe e zhvilloi me dashuri dhe profesionalizëm trashëgiminë e tyre të madhe vetiake dhe institucionale, pa frikë dhe hezitim, deri në ditën e fundit të jetës së tij. Jorgo Bulo pa tek krijimi i Akademisë së Shkencave dhe tek institutet kërkimore shkencore realizimin e ëndrës së Rilindësave për të bërë një shtet modern, me institucione albanologjike, pikë referimi në nivel rajonal e më gjerë. Zëri dhe personaliteti i Tij kundërshtoi me konseguencë në të gjitha rastet, projektet e politikës që synonin ta cënonin këtë trashëgimi të shenjtë për shqiptarët dhe për atë vetë. Ai foli për to kudo ku nevojitej: në foltoret e Kuvendit të Shqipërisë, të institucioneve shtetërore, në rrugë dhe sheshe publike. Sot me largimin fizik, amaneti i Tij është bashkuar me atë të mëdhenjve të shkencës sonë: që shkencat tona ti paraprijnë zhvillimit ekonomik, social e kulturor të vendit; që shkencëtarët, intelektualët dhe kërkimi shkencor të jenë faktor kyç i zhvillimit të vendit.
*
Jorgo Bulo vdiq në kohën e gabuar, por në vendin e duhur, në Përmet në tokën e Rilindasve të mëdhenj. Duket sikur Ai zgjodhi për të ikur prej aty, në shpinë të malit ku kishte lindur, buzë Vjosës, duke folur për letërsinë e kulturën shqiptare, fare pak metra larg skulpturave të Odhise Paskalit, me vështrimin e mendje nga Frashëllinjtë.
*Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. (Fjala e mbajtur sot gjatë homazheve të lamtumirës për akdemikun Jorgo Bulo. Tiranë, më 28 nëntor 2015
/Shqiptarja.com