Barcelona po përpiqet të bëjë të pamundurën për të ulur shpenzimet dhe borxhet që ka në mënyrë që të ketë mundësi për të rikthyer Lionel Messin në Camp Nou për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, pjesë e këtyre veprimeve për uljen e shpenzimeve ka qenë edhe përpjekja e klubit për të bindur disa prej lojtarëve që të ulin pagat e tyre.

Këtu janë shfaqur probleme për katalanasit pasi dy prej lojtarëve të skuadrës nuk e kanë pranuar një “sakrificë” të tillë për të rikthyer Messin.

Mesfushori Franck Kessie dhe mbrojësi i qendrës, Christensen kanë refuzuar të ulin pagat e tyre duke e bërë përpjekjen e stafit të katalanasve të pasuksesshme.