Enis Çokaj i Osijek dhe Arbër Hoxha i Dinamo Zagrebit janë pjesë e formacionit më të mirë në Kroaci sa i takon raundit të 33-të. Dyshja kuqezi ka bërë mirë duke merituar vlerësime të larta dhe për rrjedhojë një vend në 11-shen e "Sofascore".
Osijek fitoi 3-1 kundër Lokomotivës së Zagrebit dhe një prej golave "u gatua" nga mesfushori Çokaj. Në minutën e 76-të djaloshi kuqezi pasoi për Mierez që vulosi sfidën me golin e dytë për vendasit.
Nga ana tjetër, Arbër Hoxha i dha tri pikë Dinamo Zagreb në fitoren 1-2 kundër Rijekas në udhëtim. Duhej minuta e 89-të që e majta e anësorit të sulmit të ndalej në rrjetë, për t'i siguruar Dinamos së Zagrebit tri pikë të çmuara që e mbajnë në krye të renditjes me 75 të tilla, katër pikë se Rijeka ndjekëse.

Formacioni i javës së 33-të
S.Dh/Shqiptarja.comKomente

