Dy 'gazetarët' që iu lëpinë Berishës: Ai është tornado, na zbaviti dhe kënaqi

Dy 'gazetarët' që iu lëpinë Berishës: Ai është tornado, na zbaviti dhe kënaqi

Dy personazhet që Sonila Meço i kishte ftuar si dekor në emisonin e saj të martën përballë Sali Berishës, për t’i bërë qejfin këtij të fundit, kanë reaguar  për gjestin e tyre.

Personazhi i parë, Erion Kristo, shkruan:

“Diten e marte Sonila Meco me ftoi ne emisionin Tempora per nje diskutim me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Para se te shkoja u kerkova miqve te fejsbukut te me shkruanin pyetjet dhe komentet e tyre. Jam mirenjohes ndaj angazhimit te tyre. Kete e thashe dhe ne emision.

Doja te isha zedhenes i shqetesimeve te tyre. Dhe besoj e realizova. Nuk shkova atje as per tu bere si gore, as si interesant, as si i barabarte me ish- kryeministrin.

Mbajta nje qendrim dinjitoz, te cilin ma keshilloi dhe regjisori i madh M.Sh. Emisioni shkoi shume mire. Ashtu e ka ndertuar emisionin Sonila, pa dhune. Vete Berisha me dha te drejte disa here.

Ajo dihet: Berisha eshte si tornado, nuk lidhet dot. Qe te kuptoni dallimin e emisionit, mjafton te kujtoni debatin e djeshem, ku njerezit donin te rriheshin me Kryeministrin. Me vjen keq.

Nese ju e quani gazetari ate, mua nuk me pelqen. Shume demokrate me shkruan pozitivisht. Emisionet nuk jane hedhje krahu as shkapetje.

Ajo qe ishte me e rendesishmja, une pyetjet tuaja i percolla. Dje, per te sulmuar figuren time, kuptohet me urdher te vecante, dy gazeta, Shqiptarja pike com dhe Tema me sulmuan si b…lepires.

Shenimi ishte i redaksise se tyre. Domethene pronareve te tyre, une u dukesha si lepires. Nuk po komentoj me ne kete pike.

Eshte e veshtire te kenaqesh gjithkend ne kete vend. Shume shpejt do postoj videot dhe ju gjykojini vete.

Sulmi ndaj meje dhe Oges thjesht na shton famen, me parate e tyre. Une nuk jam percjelles i urrejtjes tuaj. Ju mund te urreni ke te doni dhe si te doni, po mos me perfshini dhe mua ne endrrat tuaja.

Po te isha lepires, pa diskutim qe do isha ne maje te shoqerise, se une kam superlepirje. Po jam nje pedagog i thjeshte dhe nje gazetar i thjeshte. Vetem kaq.”

Ndërsa personazhi numër dy, Edi Oga, shkruan:

“Unë nuk jam gazetar apo analist politik, jam personazh i spektaklit. Jam skenarist dhe moderator në radio dhe televizion. Sali Berisha është një personazh spektakolar dhe biseda me të është një zbavitje e jashtëzakonshme.

I tillë mund të jetë edhe Edi Rama. Atë nuk e kam takuar akoma.

Disa llapaqenë të shpifur recidivistë, hedhin baltë mbi këdo ulet pranë Berishës, duke nxjerrë fjali nga konteksti. I falenderoj për publicitetin dhe më hëngshin atë që nuk thuhet”.

Reagimet e tyre po i përcjellim jo për të treguar sa qesharakë janë si personazhe, por për të respektuar të drejtën e replikës.(TemA)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIR THESI ME MUT ÇAFAJ: 26/10/2019 09:06

    Kta dy karzetar jan dy paçavure byth lëpirës të KRYEKRIMINELIT salhe. Tē dy të ashuquajtur karzetar jan dy monstra jashqitje kombi. Po pse si bën pyetje KRYEKRIMINELIT ku i gjdn lekët sy peshkaqeni zen lekët që i bie Botës përqark pa kapur 1 dit pune me dor. Apo për vrasjet në Gërddc apo për 21 Janarin. Po kta karzetar ju shijon shum bythlëpirja e sduan tja din për gjakun e derdhur të pa fajshëm të Shqiptarve. NEVERI PËR KTO LLOI KARZETARËSH.

    Përgjigju
  • Gazetari: 25/10/2019 20:58

    Erion u soll natyrshëm dhe me krenari Vlonjati. Sa për atë Edin burrë më Troia nuk më kanë zënë sytë, për atë që thotë më hëngshit atë që nuk thuhet e ka ngrënë ai para e mbrapa me lëpirjet dhe orgazmat që i bëri SB. Edi ti je thjesht një Froccio.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës