Dy godina të dëmtuara rëndë, pas Qytetit Studenti e Bujqësorit edhe konviktet e Mjekësisë drejt shembjes (VIDEO)

Konviktet nr.3 dhe 4 të fakultetit të mjekësisë janë mbyllur si pasojë e dëmeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas inspektimit të sigurisë së godinave, në aktin e konstatimit të dorëzuar më datë 5 nga inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, është marrë dhe ky vendim. Këto dy godina do ti nënshtrohen një ekspertize teknike më të detajuar.

Ndërkohë për të gjithë studentët që qëndronin në këto dy godina, është bërë i mundur transferimi i tyre në konviktete e Inxhinierisë së Ndërtimit, më saktësisht në seksionin C të këtyre godinave. Studentët janë ende në fazë transferimi, ndërkohë që ka dhe nga ata të cilët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në këto konvikte, dhe për këtë arsye marrin rimbursimin e pagesës që kanë bërë.  Pritet që nesër, me datë 13 dhjetor, të rinisë dhe procesi mësimor për Universitetin e Mjekësisë.

Por kjo situatë është krijuar dhe në Institutin Bujqësor, ku është marrë vendimi që të shemben 10 godina, kjo si pasojë e dëmeve të marra prej tërmetit. Më konkretisht, bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit, duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë, si dhe dy godina të tjera ku strehohen studentë.

Për studentët e Universitetit Bujqësor do të bëhet një rimbursim i pagesës së studentëve, që secili prej tyre të ketë hapësirën e vet, të marrë një hapësirë me qira, ose të bëhen 3-4 vetë bashkë për të ndarë një shtëpi. 

Nga ana tjetër ende vijon prishja e tre godina që banoheshin nga familjarë në Qyteti Studenti. Këta të fundit, përfituan nga Fondi i Qirasë që ofron Bashkia e Tiranës, për një vit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se si në “Qytetin Studenti” ashtu edhe në Institutin Bujqësor do të ndërtohen dy kampuse të rinj universitar, duke sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës.

Prej tërmetit të 26 nëntorit, u pezullua mësimi në fakultete deri me datë 10 dhjetor. Por ka qenë Universiteti i Mjekësisë dhe Politekniku që kane vendosur që për këta studentë mësimi të rifillojë me datë 13 dhjetor.


Lajmi kryesor:

Shemben godinat e dëmtuara nga tërmeti në 'Qytetin Studenti', familjet strehohen në banesa me bonus qiraje (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë