Dy gola për dy minuta, Champions League 'flet shqip' me Redon Xhixhën (VIDEO)

Dy gola për dy minuta, Champions League 'flet shqip' me Redon Xhixhën (VIDEO)

Redon Xhixha duke festuar një nga golat

Redon Xhixha ka rigjetur formën dhe po bën bomberin me Qarabag. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola për dy minuta në turin e II kualifikues në Champions League, teksa azerët nuk kanë mundur të fitojnë duke humbur 3-2 me Rakow në Poloni.

Mbrëmjen e së mërkurës ishte ylli i Xhixhës që shkëlqeu në Europë, me Champions League-n që 'foli shqip'. Shqiptari shënoi në minutat 73 dhe 75, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2, para se vendasit polakë të shënonin për 3-2.

Në tre ndeshjet e Champions League, Xhixha ia ka dalë të shënojë katër herë duke qenë edhe titullar i padiskutueshëm te Qarabag. Pritet që një javë më vonë shqiptari të marrë përdore ekipin e tij, me ndeshjen e kthimit që luhet në Azerbajxhan.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu