Në vend që të porositni një hamburger me patate të skuqura, është më mirë që të porositni një hamburger të dytë, sipas një dietologu.
Kur porositni patate, ju e katërfishoni proteinën e nevojshme, që ju mban të tejngopur më gjatë, tha Emily Field, e cila është një dietologe e regjistruar në Mineapolis të Minesotas në SHBA.
Kështu që të lësh patatet e skuqura për një hamburger të dytë, do të thotë t’i reduktosh kaloritë e përgjithshme për pjesën e mbetur të ditës.
Gjithashtu, në këtë mënyrë reduktoni edhe sasinë e karbohidrateve që konsumoni. Sepse ndërkohë që karbohidratet janë të rëndësishme për shëndetin tuaj, një tepri e tyre lidhet direkt me shtimin e peshës.
Një hamburger i McDonalds ose i kompanive të tjera të ngjashme ka 250 kalori dhe 13 g proteina. Një racion mesatar patatesh të skuqura ka mbi 337 kalori dhe vetëm 3.3g proteina.
Kur vjen puna te karbohidratet, hamburgeri ka 31g ndërsa patatet e skuqura plot 42.
Patatet kanë yndyrna të ngopura deri në 3g, krahasuara me 1.5g të hamburgerit.
Karbohidratet ndikojnë direkt te niveli i sheqerit në gjak, kështu që ky ndryshim i thjeshtë do ndihmonte që niveli të rrinte i qëndrueshëm.
Kjo është edhe më e rëndësishme për diabetikët. Në përiudhën afatgjatë, sheqeri i pakontrolluar në gjak mund të dëmtojë edhe damarët që furnizojnë me gjak organe të rëndësishme, si zemra, sytë dhe nervat, sipas Klinikës Mayo.
s.k/Shqiptarja.com












