Dy javë nga helmimi i 140 banorëve ende s'dihet shkaku, kryebashkiaku i Bulqizës thyen heshtjen

Dy javë nga helmimi i 140 banorëve ende s'dihet shkaku, kryebashkiaku i Bulqizës thyen heshtjen

Kryetari i bashkisë Melaim Damzi

Më shumë se dy javë nga helmimi i mbi 140 banorëve të qytetit të Bulqizës, kryetari i bashkisë Melaim Damzi ka thyer heshtjen duke folur për mediat, pasi prej datës 4 prill nuk pranoi që të jepte asnjë prononcim. Ai tha se u bë një zhurmë e madhe, por shton se ende nuk kanë dalë përgjigjet se kush ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Megjithëse sipas tij bashkia ka punuar fort për sigurinë e qytetarëve, do të jenë organet përgjegjëse që do të nxjerrin saktë se kush ishte shkaktari.  Nga ana tjetër, Damzi tha se qytetarëve iu janë ofruar alternativa të tjera për furnizimin me ujë të pijshëm deri në daljen e analizave përfundimtare.

"Ne si bashki kërkojmë që të jetë siguria maksimale e ujit dhe mënyra e menaxhimit të jetë prioritet, që ne e kemi pasur. U bë një zhurmë që nuk mund të akuzojmë asnjë sektor deri më sot, pasi instancat nuk janë shprehur, pjesa pastërtisë së ujit nga ajo e mikro-biologjike ka dalë e pastër, presim analizat e institutit për pjesën fiziko-kimike për një përgjigje përfundimtare për të marrë edhe ne vendimet tona. Ato nuk mund të them se i ka nga rrjedhja apo pjesët e tjera, kërkoj nga organet që të vërtetohet kjo punë që edhe ne nëse kemi probleme të menaxhimit ta rregullojmë dhe pjesa tjetër të mbajnë përgjegjësi ato që i kanë. Furnizimi më ujë i një pjese të mirë të qytetit të vjetër pavarësisht amortizimit të linjës, ka qenë i mirë nga analizat, nuk ka pasur probleme. Jam munduar që të krijoj kushte me çezmat publike apo burimet alternative të zonës" tha ai.

Me 4 Maj në lagjen e vjetër të Bulqizës u helmuan mbi 140 qytetarë të cilët përfunduan në spital me dhimbje barku dhe diarre. Ndërkohë, ende nuk është zyrtarizuar shkaku nga se u helmuan më shumë se 140 persona. Po ashtu, qytetarëve vijon t'ju jetë ndaluar konsumimi i ujit të rrjetit që vjen nga zona D e minierës së Bulqizës, ku kalon rrjeti.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon