20 pacientë në spitalin e Shupenzës/ Drejtoresha: Raste sporadike, jo helmim masiv! 3 rezultuan me COVID nga testet e shpejta

SHUPENZË- Qendra shëndetësore e Shupenzës ka bërë me dije se personat e mbërritur për të marrë ndihmë mjekësore 2 ditët e fundit kanë paraqitur simptoma të virusit të stinës.

Ato bëjnë me dije se pacientët e mbërritur në këtë qendër shëndetësore nuk kanë shfaqur shenja të helmimit nga uji, siç u raportua paraprakisht ditën e djeshme, por janë raste sporadike.

Në njoftimin zyrtarë të shpërndarë për mediat, drejtoresha Esmeralda Dani sqaron se një pjesë e pacientëve i janë nënshtruar testeve të shpejta anti-COVID, për shkak të simptomave që kanë shfaqur, disa prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

“Rastet me diagnozën Gastro-enterit-akut janë raste sporadike dhe nuk kanë lidhje me njeri-tjetrin . Nga këta janë referuar për teste të shpejta : 17 pacientë dhe nuk ka dyshime për intoksikacion masiv, janë manifestime klinike të virozave stinore”, shprehet Dani. 

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane