Dy javë më parë bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa ka humbur babain. Arben Xoxa, publicisti i njohur i angazhuar në shtypin shqiptar, dhe atë të huaj u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare. Veç mungesës së pashlyeshme, Ajola ka thënë se duhet treguar gjithë dashuria ndaj prindërve për aq kohë sa janë në jetë.
"U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani.
Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja."- shkruan Ajola krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar babanë e saj.