LEZHË- Dy javëshi i fundit i gushtit, i cili korrespondon edhe me nisjen e pushimeve për një kategori pushuesish, ka sjellë një trafik të rënduar në aksin Milot-Lezhë.
Fluksi i lartë i automjeteve të ardhura nga Kosova për të kaluar pushimet në bregdet, ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve në drejtimin të Lezhës. Pas qarkullimit të normalizuar deri në kryqëzimin e rrugës së Kombit, vjen dhe vështirësia e lëvizjeve, si rezultat i rrugës me një korsi të vetme. Kjo është një situatë e përsëritur përgjatë gjithë këtij sezoni turistik.
E njëjta panoramë shfaqet dhe në aksin Thumanë - Fushë Krujë dhe Fushë Krujë- Vorë nga fluksi i lartë i lëvizjeve.
Kur njerezit ankohen per ambulancat qe u vijne me vonese,duhet te shohin kete video.Do te ishte mire qe shteti te vijezonte nje ane te autostrades nga te dyja anet e kunderta te trafikut si fast lane per t'u perdorur nga ambulancat e te ngjashme dhe te mos ishte e bllokuar asnjehere nga trafiku.
Përgjigju