Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në përgjigjen e dhënë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga dy kandidatët e pavarur në Berat dhe Vlorë, tha se Kodi Zgjedhor e parashikon qartë qasjen për kategoritë e politikanëve që e kanë të ndaluar të bëjnë thirrje elektorale ditën e votimit.

Celibashi tha se për marrjen e masave, KQZ do të shohë në vijim se sesi do të veprojë.

“Është kaq e qartë në Kodin Zgjedhor saqë nuk ka nevojë përsa i përket kategorive të politikanë ve që në ditën e votimit, e kanë të ndaluar që të bëjnë thirrje elektorale. Mund të bëjnë thirrje për pjesëmarrje në votime, por jo për mbështetje të kandidatëve. Se çfarë do të bëjë KQZ do të shikojmë. Shpresojmë që kjo risjellë në vëmendje e kësaj problematike të dëgjohet nga të gjithë”, tha Celibashi.

Ishte Pavlo Shkarpa kandidat i pavarur i Beratit dhe Donis Sota, gjithashtu kandidat i pavarur në Vlorë, të cilët pasi votuan, për kamerat thanë se kanë programin më të mirë elektoralë. Heshtjen zgjedhore e theu edhe deputeti i PS, Taulant Balla. 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Celibashi: Pjesëmarrja e ulët nuk e bën procesin ilegjitim, asnjë problematikë që cenon standardin