Dy kushtet e SHBA për Ballkanin e Hapur, Escobar: Serbia t’i njohë si ndërkombëtarë kufijtë me Kosovën e Republika Srpska’n

Dy kushtet e SHBA për Ballkanin e Hapur, Escobar:  Serbia t’i njohë si ndërkombëtarë kufijtë me Kosovën e Republika Srpska’n

Gabriel Escobar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë hequr dorë nga Ballkani i Hapur, por e mbështesin atë me dy kushte. Zëvendës ndihmës Sekretari Gabriel Escobar, gjatë një diskutimi në Atlantic Council, ka thënë se Kosova aty duhet jetë krejtësisht e barabaratë. Diplomati amerikan ka thënë se Vuçiç është zotuar se do ta pranojë këtë dhe se tani SHBA është duke e testuar zotimin e tij. Po ashtu, Esobar ka thënë se Serbia duhet t’i njohë kufijtë me Republika Srpska’n dhe Kosovën Veriore si kufij ndërkombëtarë.

'Ballkani i Hapur nuk ka vdekur si ide, por që ta pranojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia duhet t’i plotësojë dy kushtet që i kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.'- tha Escobar.

Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar në një diskutim në Atlantic Council ka theksuar se Kosova aty duhet të prezantohet pa ndonjë limitim siç është puna e fusnotës.

“Për Ballkanin e Hapur kemi thënë se e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë, i hapur për të gjithë si anëtar i plotë. Sfidat e CRM (Common Regional Market dhe RCC (Regional Cooperation Council) dhe mekanizmave tjerë është se vendosin limitime për anëatrësimin e Kosovës. Nuk duhet të ketë, ata duhet të jenë anëtar i plotë i të gjitha institucioneve. Kjo është një nga gjërat që duhet ta testojmë, duhet ta testojmë zotimin e Presidentit Vuçiç që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon Qeveria e tyre [Kosovës]”, ka thënë Esobar.

Escobar ka theksuar se njohja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kufi ndërkombëtar dhe Serbisë me Republika Srpska’n është kushti tjetër.

“Nëse në fillim janë bashkuar tre ose katër anëtarë [në Ballkanin e Hapur], atëherë kjo kërkon një diferencim ndërmjet një zone të tregëtisë së lirë dhe zonës së lirë të kontrabandës, pra kontrolli  i kufijve. Kjo nënkupton që duhet t’i njohin kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska’n dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës Veriore si kufij ndërkombëtarë të rregulluar nga Serbia dhe tre vende anëtare të NATO’s”, ka thënë Escobar.

“Ajo që e them shpesh është se po përpiqeni ta bëjmë rajonin një Union ku duhet të jetoni si norvegjezët, çeket dhe francezët. Dhe nëse nuk mund të jetoni me fqiun tuaj është e vështirë t’ia bëni me dije BE’së  se jeni të aftë të bëheni pjesë e atij komuniteti. E ardhmja e rajonit është në demokracitë multietnike”, ka shtuar Escobar./ Express

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive