Dy kuvende në PD, Topollaj në Report Tv: As Berisha as Basha nuk e rithemelojnë dot PD-në! Kraja: 18 dhjetori makijazh për të mbuluar dështimin

TIRANË- Nëse sipas Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dy kuvendet e thirrura më 11 dhe 18 dhjetor do të sjellin ndryshimet për demokratët, Fabian Topollaj thotë në Report Tv se lufta personale mes Berishës dhe Bashës do të sjellë rrënimin e Partisë Demokratike.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Topollaj sheh si zgjidhje që Berisha dhe Basha të krijojnë nga një parti të re. Sipas tij, Basha është një humbës serial që nuk do ta sjellë asnjëherë PD-në në pushtet.

“Rithemelim nuk e bën as Basha as Berisha sepse kanë qenë ata që e çuan PD-në në këtë gjendje që është e gjithë opozita. Problemi i Bashës është që është një humbës serial, politika është si ndeshja e kaposhëve, po humbe njëherë përballë kundërshtarit, e ke të pothuajse të pamundur të fitosh.

Lufta e dy personazhe është luftë personale se kush do dominojë oborrin e opozitës. Kjo është më mirë sesa gjërat të ndryshonin njësoj brenda opozitës, siç ishte vendimi për përjashtimin e Berishës. Nëse lufta vazhdon PD do vazhdojë drejt rrënimit . Zgjidhja më e mirë është që Basha dhe Berisha të ndahen në parti të ndryshme” tha Topollaj në Report Tv.

Anëtari i i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja e cilëson Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha si makijazh për të mbuluar dështimin e tij.

“Jo vetëm unë por një pjesë dërrmuese e demokratëve kanë dalë me zë e figurë pro kuvendit më 11 dhjetor, moment i ripozicionimi strategjik të asaj që PD ka përfaqësuar dhe do përfaqësojë në të ardhmen. Forca e kësaj date është një lloj vorbulle sepse shqiptarët kanë etje për ndryshim, është e madhe, është zhgënjim për shkak të një rezultati zgjedhor të pakënaqshëm, por mbi të gjitha për Shqipërinë që po braktiset”, tha Kraja në Report Tv.

Kraja kishte një ironi edhe me Lulzim Bashën referuar propozimit të tij për ndryshimet në Kodin Penal. Ai thotë se Basha duhet të propozojë edhe dënimin me burg për ata politikanë që shesin mandatet, referuar këtu akuzave që i janë bërë kreut të PD-së se ka shitur vendet e sigurta në listat për deputetë.

“Forcimi kodit penal për krimet zgjedhore. Dëgjova që do kërkohet 22 vjet burg unë them ta shtojmë edhe për politikanët që shesin mandatet, shkelin ligjin. Ky vendim në mënyrë anonime pa e diskutuar në kryesi as këshill. Duan të bëjnë diversion. 18 dhjetori është diversion. 11 dhjetori është rithemelimi, opozita duhet të ketë një ripozicionim në mënyrën sesi artikulohet në publik”, tha ai.

Partinë Demokratike e ndajnë vetëm 5 ditë nga mbajta e Kuvendit të iniciuar nga Berisha dhe vetëm 1 javë më vonë do të mbahet ai i 18 dhjetorit i thirrur nga Lulzim Basha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZHURDULL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/12/2021 20:09

    Ore salheu është një njeri pa skrupull pa din e pa iman. Ai po luan me ça karagjos si flamuri pa bisht dhe me ca njerës me kapacitet 0. Po salheu e ka plotësisht të qart se nuk kthehet kurr në pushtet sa të jet USA. Salheu po mundohet ti shpëtoi burgut üor e ka të kot se Reçi po e pret salehun ibret. Në qel7 do flej sëbashku me liken e aty me qetsi e dashuri do lujn domino ku likja gjithmon fiton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja