Manastirliu inspekton shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Tiranë: 300 shkolla të pajisura me laboratorë

 Manastirliu inspekton shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Tiranë: 300 shkolla të pajisura me laboratorë

Ogerta Manastirliu

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vizitoi sot shkollën "Hasan Prishtina" në Tiranë, një nga 300 shkollat në të gjithë vendin që është pajisur me laboratorë SMART.

 Ajo theksoi rëndësinë e investimit në laboratorët SMART dhe integrimi i teknologjisë në mësimdhënie si hapa të rëndësishëm drejt arsimimit të së ardhmes.

“Kemi arritur jo vetëm në një periudhë të shkurtër kohe t’i bëjmë funksionalë 216 laboratorët SMART, por nga ana tjetër, me fillimin e kurrikulës së TIK nga klasa e parë dhe me investimin e qeverisë shqiptare me mbi 300 shkolla të pajisura me laboratorë SMART, kemi bërë të mundur që mbi 35 mijë fëmijë të mësojnë me këtë kurrikul të re.

Objektivi është që të gjithë fëmijët nga klasa e parë të kenë të tilla kushte dhe të mund të mësojnë. Vijojmë me investimet, duke bërë të mundur që edhe 654 laboratorë SMART të investohen në shkolla duke filluar nga viti i ardhshëm, 2025.”, tha Ministra e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ky investim është pjesë e strategjisë së Qeverisë për të përfshirë teknologjinë në arsim, duke përgatitur gjeneratat e reja për tregun global të punës dhe për zhvillimin e tyre profesional. Gjithashtu, Manastirliu nënvizoi rëndësinë e përdorimit maksimal të këtyre investimeve, jo vetëm për lëndën e TIK, por edhe për mësimin e lëndëve të tjera, përmes teknologjisë.

 “Është shumë e rëndësishme mundësia për të shfrytëzuar maksimalisht këto investime që ne jemi duke bërë në shkolla. Shkolla 'Hasan Prishtina' ka dy laboratorë SMART tashmë të instaluar dhe funksionalë.

Duke qenë se është një shkollë me një numër të madh nxënësish, ne kemi vlerësuar që jo vetëm të plotësohet nevoja për sa i përket gjithë kurrikulës së TIK, por nga ana tjetër, për të bërë të mundur që këto laboratorë, nëpërmjet programeve që ofron teknologjia sot, të mund të përdoren edhe për lëndët e tjera.”

Investimet në sistemin arsimor do të vijojnë, duke e sjellë teknologjinë më pranë nxënësve dhe duke përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë