Dy “merengues” për Ancelottin,
Kakà e Higuain në bisedime me PSG

Dy “merengues” për Ancelottin,<br />Kakà e Higuain në bisedime me PSG
Nga thashethemet, menjëherë tek faktet. Paris Saint Germain ka nisur merkaton ende pa filluar zyrtarisht muaji i transferimeve në futboll, duke joshru Real Madrid dhe Florentino Perez, me nëj çantë të madhe me para.

Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, presidenti i PSG, Nasser al-Khelaifi, ka takuar personalisht Kakà e Higuain, futbollistë prej kohësh në shënjestrën e parizienëve dhe trajnerit Carlo Ancelotti. Tratativat kanë nisur tashmë edhe zyrtarisht.

Ish futbollisti i MilanitMilan dhe sulmuesi argjentinas janë dy prej prioriteteve të ekipit të drejtuar nga Carlo Ancelotti, dhe kjo favorizohet nga dalja jashtë planeve tek Real, duke parë që Mourinho për shembull, ka aktivizuar vetëm 16 herë Kakà. Për më tepër braziliani ka një pagë të lartë prej 10 milionë Euro në sezon dhe klubi "blanco" do të ishte i lumtur ta hiqte qafe. Kakà kaloi te Reali në 2009 për 67 milionë nga Milan. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ Makina del nga rruga përplaset me barrierat, plagoset shoferja shpëton fëmija

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ Makina del nga rruga përplaset me barrierat, plagoset shoferja shpëton fëmija