Sa herë që duket se Kosova po e bën një hap para, mund të thuhet se gjithmonë gjendet Adem Demaçi të bëjë përpjekje ta kthejë prapa.
Kurdo herë që na shkon mendja se edhe ne kemi nxjerrë një njeri të madh, të cilin e quajnë Mandela i Ballkanit, ai rregullisht na e përkujton se, pos që i ngjan me vitet e burgut, me gjithçka tjetër është mu e kundërta e Mandelës së vërtetë.
Mësimi i tretë ka të bëjë me letërsinë: mos e hiqni nga bibliotekat “1984”-ën e George Orwellit; kurrë s’i dihet kur mund të jetë sërish aktuale.
Kur dukej se kosovarët tashmë, më në fund, më shumë nga lodhja se sa me vetëdije po hiqnin dorë nga ndasitë mes “paqësorëve” e “krahut të luftës”, përkatësisht “heronjve e tradhtarëve”, dhe kur edhe zgjedhjet e fundit pak a shumë u zhvilluan në një frymë që tenton t’i topitë tehet e mprehta të kësaj çarjeje, Demaçi, pa ndonjë shkas të dukshëm, doli ta rivlerësojë figurën dhe veprën e dr. Ibrahim Rugovës, udhëheqës i lëvizjes paqësore gjatë okupimit serb dhe i zgjedhur dy herë kryetar i Kosovës në liri.
Ndonëse askush nuk ka pritur që ai ta ndryshojë mendimin e tij të mirënjohur, negativ, për Rugovën, shumëkush ka mbetur i habitur me vrazhdësinë me të cilën ai u zbraz këtë herë, madje para djemve ende gojëkyçur të një kolegji dhe duke e banalizuar debatin për të.
Që ironia të mos ketë fund, ai këtë e bëri para shfaqjes së një dokumentari për Nelson Mandelën, tashmë i ndjerë, sigurisht njërin ndër burrat më të shquar të kohës sonë. Ndonjë natë më parë, pasi që i ishte kërkuar të hedhë paralele mes tij e Mandelës, Demaçi, mes tjerash, pos ngjashmërive të jetërave të tyre, do të theksojë njohuritë e afrikanojugorit, me çka ai nuk mund u matka.
Duhet thënë me dhimbje – një inferioritet kotnasikoti. Mësimi kryesor i Mandelës mësohet më lehtë. Më shumë se për diturinë e tij, më shumë se si ikonë e luftës kundër aparteidit, si i burgosuri politik më i famshëm në botë, apo si kryetar i parë i zi i Republikës Jugafrikane, Mandela do të mbahet mend për diçka tjetër. Ajo për çka – siç e kam parë në një dokumentar – një Bill Clinton ia shikonte gojën kah fliste, apo një Barack Obama tash, pas vdekjes së tij, e “pyeste veten”, “si burrë e si kryetar”, “a kam mësuar diçka prej tij dhe a e kam zbatuar atë” - është Mandela pajtimtar, ai i cili shtypësve të deridjeshëm ua fali dhe ua shtriu dorën e bashkëpunimit.
“Mandela i ka liruar të burgosurit, por edhe rojet e burgut. I tillë njeri ka qenë”, tha presidenti amerikan. “Mandela e ka urrejtur urrejtjen. Jo njerëzit”, tha kreu i OKB-së, Ban Ki-moon.
Demaçi ynë ka zgjedhur të mos e mësojë këtë mësim. Ai, në të vërtetë, ka bërë gjeste – duhet thënë: gati rregullisht të pashije e jodinjitoze - të faljes së “rojave të tij të burgut”, por nuk ka mundur kurrë, edhe në qoftë se nuk e ka pasur për qejfi, së paku “ta falë” bashkëkombasin e tij, madje as për hir të pajtimit kombëtar!
A ka ndonjë logjikë, në gjithë këtë mëri iracionale?
Ngjan kjo me atmosferën totalitare të Orwellit, dhe shtetasit e Oqeanisë së tij, të cilët, për të shprehur besnikërinë ndaj Vëllait të Madh, mbajnë ritualin e dy minutave urrejtjeje ndaj “armikut të shtetit”, John Smithit djallëzor, i cili e pret me durim në pusi, për ta marrë pushtetin. Ndonëse edhe shumë “paqësorëve” u pëlqen të fshihen pas mitit të Rugovës, duhet thënë se “dy minuta urrejtjeje” të Demaçit e kanë po këtë funksion – që, pas humbjes së “krahut të luftës” në zgjedhjet e fundit, të mbahen të ngjeshura radhët para zgjedhjeve qendrore.
Pse me këtë i fryn përçarjes dhe garën politike e kthen në garë për të kaluarën, në vend se për të ardhmen - Demaçi s’e ka dert. Ai, me gjasë, ka kohë qëkur jeton vetëm në të kaluarën.
Marrë nga Zëri
/Shqiptarja.com