Dy motra kosovare humbin
jetën në një aksident në SHBA

Dy motra kosovare humbin <br />jetën në një aksident në SHBA
SHBA - Dy motra kosovare kanë humbur jetën në një aksident në një aksident në SHBA. Liridona Bojkaj, 14 vjeçe dhe motra e saj Mërgimtare Bojkaj, 17 vjeçe kanë mbetur të vdekura në vend pas një aksidenti fatal në jug të autostradës ‘State Hwy 259’ afër qytetit Kilgore. Dy motrat kanë qenë duke udhëtuar në një automjet së bashku me vëllanë e tyre dhe dy kushërinj.

Dy motrat nga Kosova banonin në Teksas dhe ishin nxënëse në Kolegjin “Kilgore Independet School Distrct”.

Automjeti drejtohej nga shtetasja Hava Shala 33 vjeçe, e cila ka humbur kontrollin e mjetit. Në automjet ka qenë dhe vëllai i dy kosovareve, Myrteza Bojkaj si dhe 37-vjeçari Beni Shalaj.

Të 3 këta persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital.
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Policisë, Jean Dark drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë vetura është rrotulluar disa herë në mes të rrugës.

aksident kosovaret shba

motrat kosovare shba

Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve