Dy motrat ukrainase strehohen në Shqipëri, nisin mësimin në gjuhën shqipe në shkollën ‘Avni Rustemi’ në Vlorë

Lisa dhe Masha janë të heshtura... qëndrojnë në bankën e parë dhe në duar mbajnë abetaren....

Dy motrat nga Ukraina erdhën si refugjatë lufte në Shqipëri, por nëna e tyre Ksenia Breus thotë se tashmë po ambientohen mjafton mirë me nxënësit e mësuesit e shkollës 9-vjeçare "Avni Rustemi".

"Vajzat e mia kanë filluar mësimet në gjuhën shqipe në Vlorë. Njerëzit në Shqipëri janë shumë miqësor, dhe fëmijët po ambientohen në shkollën shqiptare. Është një zgjidhje provizore, dua që vajzat të integrohen me fëmijët e tjerë", shprehet ajo.

Mësuese Dallëndyshe Haxhiaj na tregon për ecurinë e tyre në mësime.

"Lisa është 9 vjeç dhe Masha 7 vjeç janë në të njëjtën klasë. Kam përgatitur program të veçantë për secilën në abetare, ndërsa në matematikë zhvillojnë të gjitha orët si fëmijët e tjerë. dhe në orën e anglishtes ndihen shumë mirë", tha mësuesja.

Që prej shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën, më shumë se 150 familje ukrainase janë strehuar në qytetin bregdetar të Vlorës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë