Dy muaj para zgjedhjeve nis
kthimi fizik për pronarët

Dy muaj para zgjedhjeve nis<br />kthimi fizik për pronarët
Në muajin prill 2013, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të nisë me procesin e kompensimit fizik të ish-pronarëve. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi e bëri të ditur këtë gjatë mbledhjes së grupit të punës që monitoron ecurinë e strategjisë së pronave.

Ai tha se metoda e kompensimit fizik të ish-pronarëve, që finalizon gjithë procesin, do t’i prezantohet dhe do të diskutohet me grupet e interesit brenda muajit prill. Nga ana e tij, kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Avenir Peka, deklaroi se është në përfundim procesi i dixhitalizimit të të gjitha vendimeve të dala nga Agjencia si dhe atyre të dala nga gjykata.

Grupi i punës do të konsultohet dhe me shoqatat e ish-pronarëve, si dhe do të reflektojë ekspertizën ndërkombëtare për këtë proces. Ky hap ndërmerret në vijim të zbatimit të Strategjisë ndërsektoriale në fushën e të drejtave të pronësisë në Shqipëri, pasi ka përfunduar procesi i hartimit të hartës së vlerës së tokës me çmimet e tregut, është bërë inventarizimi i të gjitha dosjeve të pronarëve dhe dixhitalizmi i tyre.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.03.2103

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi