Dy ndeshjet e Kombëtares komentohen në Report TV, Mirel Josa: I befasuar nga Tuci! Xhihani: Në Pragë ekipi u fut në kolaps

Dy ndeshjet e Kombëtares komentohen në Report TV, Mirel Josa: I befasuar nga Tuci! Xhihani: Në Pragë ekipi u fut në kolaps

Mirel Josa dhe Parid Xhihani për Report TV

Humbja 2-0 e Shqipërisë të futbollit në Çeki dhe fitorja 0-1 në Gjeorgji u komentuan në Report TV. Të ftuarit e Andi Kapxhiut ishin Mirel Josa, trajneri i mirënjohur shqiptar që aktualisht drejton Besën e Kavajës dhe Parid Xhihani, ish-futbollisti kavajas.

Trajneri Josa nuk i quajti aksidente dy humbjet në grup, ndërsa fjalë të mira dhe befasi për formën e debutuesit Indrit Tuci.

"Nëse ke brenda katër ditëve luan dy ndeshje, do bëhen ndryshime në formacion. Pashë një skuadër shumë të mbledhur dhe pas linjës së topit kur nuk e kishim në zotërim, një ekip që ndihmonte. Edhe kur fitonim topin, e qarkullonim dhe shkonim me mbrojtjen dhe mesin e fushës që vepronin shumë mirë. Kemi luajtur futboll të organizuar për të ulur ritmin e kundërshtarit.

Forma e ekipit? Nuk i quaj aksidentale dy humbjet. Ajo me Çekinë nuk ishte e tillë, as me Gjeorgjinë në Tiranë. Nuk u menaxhuan mirë. Kisha besim se në Tbilisi do dilnim mirë. Çekia nga ana tjetër është shumë e fortë, kishte edhe një merak me ne që i mundëm për në Euro 2024. Kemi bërë një ndeshje të ngjashme si kundër Kroacisë në Euro 2024. Mos harrojmë që nuk kemi as Brojën dhe Manajn. Kam një kompliment për Tucin, që bëri një ndeshje të mirë dhe unë nuk e njihja në fushë. Ka nevojë për përmirësim edhe duke folur me trajnerin ia del.

Ëndrra për në Botërorin 2026 - Skuadra duhet të ketë rritje në lojë. Ne i respektojmë kundërshtarët, por gabimi që bëmë në Çeki ishte që nuk dolëm me pikë në Pragë. Kishim rezultate të mira me ta dhe Çekia nuk është ajo e disa viteve më parë. Të rrisim nivelin, përmend Strakoshën që ka bërë ndeshje të mira nga sfida në sfidë", tha Mirel Josa, trajneri i Besës së Kavajës.

Parid Xhihani, për humbjen në Pragë tha se ekipi pësoi kolaps pas golit të parë, ndërsa shprehet se ekipi tanimë e ka grupin e mirë të lojtarëve.

"Futbolli ndaj është i bukur, sepse ka disa anë. Në Pragë ka qenë ftohtë dhe futbollistët nuk kishin përqëndrimin e duhur, ku pas golit të parë ishim në kolaps. Sylvinho duhet të bëjë më shpejt ndërrimet, ato dolën me sukses në ndeshjen e dytë në Tbilisi. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Ne e kemi grupin dhe t'i menaxhojmë si duhet. Kemi optimizëm për të ardhmen.

Vazhdimësia dhe dëshira e Botërorit 2026 - E kemi ekipin dhe duhet të gjejmë skemat e duhura për ta. Ne shpresojmë shumë, kemi dy ndeshje me rivalë me emër si Ukraina dhe Çekia. Kundër Gjeorgjisë ndodhi një ndryshim nga ndeshja në Pragë. Në Tbilisi i kishim rastet dhe duhet ta kishim mbyllur llogarinë që pjesën e parë. Jemi optimistë për grupin dhe me emrat që kemi në ekip jemi optimistë", tha ish-futbollisti 41-vjeçar.

Dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve, Kombëtarja i luan në Tiranë më 16 dhe19 nëntor kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Renditja 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Djali i Netanyahut: Shërbimi i Brendshëm i Sigurisë u përpoq të rrëzonte qeverinë

Djali i Netanyahut: Shërbimi i Brendshëm i Sigurisë u përpoq të rrëzonte qeverinë