Dy njerëz kanë shkelur aleancën
shqiptaro-amerikane, Enveri e Saliu

Ex nihilo nihil fit

Nga asgjëja asgjë

l.

Sali Berisha, duke dashur të shkatërrojë Shqipërinë, shkallmoi vetveten. Frika e ndëshkimit për korrupsion, e hodhi në një skemë destabilizuese kundër Shqipërisë, por gaboi se identifikimin si i korruptuar për të e ka hetuar ekspertiza amerikane, dhe politika amerikane nuk e mori fare në mbrojtje.

Këta mediokër i hynë detit më këmbë. Destabilizimi i Shqipërisë është në thelb antiamerikanizëm në një zonë të influencës parësore amerikane. Kurse të korruptuarit e kujtuan diçka të lehtë. Shqipëria sot, pasi perëndimorët e panë vetë hiçforcën e Sali Berishës, e kaloi përfundimisht lumin e vuajtjes së saj orientale, sepse forcat regresive të Lindjes nuk do të jenë më në Parlamentin shqiptar.

Krimi oriental shqiptar, me një ekzistencë njëqind vjeçare në krye të shtetit, u vetëpërjashtuan nga frika e forcës perëndimore: ky krim sot është “në kërkim”.

ll.

Ky duhet te jete përcaktimi i takimit të djeshëm për kompromisin: krimi shqiptar oriental, nga forca e politikës perëndimore, u vetëpërjashtua nga drejtimi i shtetit shqiptar. Por, ama, pas njëqind vjetësh që i ka ka kallur tmerr shqiptarëve. Është një sukses historik që korrupsioni i fëlligësht shqiptar nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Dhe kryeministri shqiptar nuk duhet të bëjë asnjë lëshim në këtë pikë.

Keni për ta parë: shqiptarët për herë të parë do t’iu gëzohen zgjedhjeve si për një çlirim kombëtar.

Ill

Cili kompromis? Vërtet kishit menduar se me frikën e Berishës kundrejt shpronësimit të tij dhe të taborit të vet do të arrihej një kompromis dhe në Tiranë ?

Asgjë?

Kjo është një kohë përjashtuese, dhe është brenda natyrës së krimit dhe të kërkuarit ligjor ndaj krimbërësit.

Abuzuesit shqiptarë mendojnë të destabilozojnë Shqipërinë, që të shpëtojnë gjënë e vjedhur dhe të pengojnë njëherësh progresin shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po cila është mundësia e destabilizimi të Shqipërisë? Kjo mundësi tani është zero, sepse të korruptuarit nuk po i kërkon t’i kapë qeveria shqiptare, por politika amerikane dhe gjermane.

Dy gjermanët dje, pasi lanë letrën, vepruan me kërcënim: “kjo është!” – thanë ata – “nëse nuk doni që të veprojmë me forcë kundër jush!

lV.

Antikorrupsioni shqiptar është interes perëndimor; kurse korrupsioni shqiptar ësht interesi rus në Ballkan. Ky është në fakt sekreti i triumfit të antikorrupsionit shqiptar.

Të gjithë të korruptuarit, u gjendën tani si të vetëpërjashtuar.

Krimi i identifikuar që i fshihet ndjekjes ka një specifikë të veçantë: ai vetëpërjashtohet nga shoqëria. Kështu i ndodhi tani edhe Saliut dhe të gjithë aradhës së tij të korruptuar…

Po kryeministri shqiptar?

Ky duhet t’i qëndrojë strikt marrëveshjes dhe aleancës shqiptaro- amerikane. Dhe duhet të ketë parasysh se dy kryeminlstra para tij: Enver Hoxha dhe Sali Berisha e kanë shkelur aleancën shqiptaro-amerikane pasi e kishin firmosur atë, për ta lënë Shqipërinë në mizerabilitetin oriental.

Bashkëpunimi i kryeministrit aktual shqiptar me Uashingtonin dhe Berlini kundër korrupsionit shqiptar dhe për ristrukturimin institucional të drejtësisë shqiptare, përbën thelbin e suksesit të shpejtë shqiptar.

Koha nuk pret më, lëvizja për progres demokratik është thirrja e kësaj kohe historike në Shqipëri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima