Dy orë para Qeverisë, studentët:
"Bojkotojmë nëse s'rishihet ligji"FOTO/Studentët para Kryeministrisë

Dy orë para Qeverisë, studentët:<br />
TIRANE - Pas rreth dy orësh të ulur këmbëkryq përpara kryeministrisë studentët kanë përfunduar protestën e tyre duke kërcënuar me bojkotim të mësimit nëse nuk rishikohet reforma për Arsimin.Të vendosur për kauzën e tyre ata kanë shtuar se protestat do të vijojnë dhe se do të jenë sërish të vendosur në sheshin e kryeministrisë nëse asgjë nuk ndryshon.
 
“Ne do të shkojmë drejt bojktotit për arsim publik falas. Nuk është protesta as e parë as e fundit. Është arsim publik falas. Nuk keni parë asgjë. Të rishikohet reforma pasi do të ketë revoltë. Kjo nuk është e pamundur. Shihemi javës tjetër. Mos lini mbetje në boulevard”-kështu kanë përmbyllur protestën e paralajmëruar prej disa ditësh studentët

Në protestë nuk kishte as vezë dhe as miell, por vetëm fjalime nga studentë e pedagogë të universiteteve të ndryshme të vendit. Turma u shpërnda qetësisht dhe me thirrjen për të mos lënë asnjë mbetje në bulevard pasi pankarat do të duhen në protestën tjetër javën që vjen. 

Studentët protestuan në sheshin para kryeministrisë kundër ligjit të arsimit të Lartë, kundër dhunës policore, kundër tarifave të studimit. 

Protesta
Studentë nga universitete në të gjithë vendin janë mbledhur në sheshin para kryeministrisë, këmbëkryq me thirrjet "S'ka më heshtje, s'ka më pritje por ka vetëm brohoritje, kundër dhunës tarifore, kundër dhunës policore" .Studentët protestojnë kundër ligjit të arsimit të Lartë, kundër dhunës policore, kundër tarifave të studimit. Policia ka krijuar "gardhin para kryeministrisë. Studentët brohorasin "Turp" për kryeministrin.

Përmes fjalimeve shpesh ofenduese për kryeministrin dhe trupën policore studentët theksojnë qëllimin e protestës së tyre . Ata kërkojnë bursa kushte më të mira jetese. Ata vazhdojnë të thonë se vezët do të vazhdojnë. Ndërkohë studentja Kuci e cilëson të hënën e vezëve si e hëna e qëndresë duke e cilësuar kryemnistrin me gjatoshin që nuk ka më zë të justifikoi gënjeshtrat.

Lidhur me praninë e policive gra, studentët thonë se është thjesht një shfaqje e qeverisë sepse badigardët e kryeministrit fshihen nga pas.Vendosmëria e tyre është mjaft e qartë "Reforma në Arsim nuk kalon"

 Protestës së studentëve para kyeministrisë i janë bashkuar vec pedagogëve edhe njerëz të artit si kompozitori i njohur Agim Doçi
Protesta e studentëve para kryeministrisë
(Protesta e studentëve para kryeministrisë) Foto të tjera

studentet
(Studentët e ulur këmbëkryq para kryeministrisë) Foto të tjera


Ja disa nga thirrjet e studentëve
Refuzoj të jem e ardhmja që nga sot jam e tashmja
Duam bursë
Kushte të mira për jetesë
Duam punë duam dije
Jo pallavra qeverie
S’duam luks qeveritar , për piktura e jaguar
S’duam rrena, duam dije 
Jam studemt që nuk friksohem rezistenca nuk ndalohet
Me vezë me vezë studenti do ju pres
Polli veza dhunën apo dhuna vezën


Përmes një komunikate për shtyp një prej studenteve pjesë e lëvizjes studentët kërcënojnë me përshkallëzim të protestës deri në bllokim të të gjithë jetës universitare në të gjithë vendin nëse nuk tërhiqet zbatimi praktik i reformës për Arsimin e Lartë.
 
Në komunikatë studentët thonë se incidenti ndaj kryeministrit Rama një javë më parë tek Fakulteti i Shkencave sociale nuk kishte një qëllim në vetvete ishte thjesht një mënyrë për të treguar se ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kësaj kauze.

 protesta
protesta
(Protesta e studentëve para kryeministrisë) Foto të tjera
 
“Ne i përdorëm të gjitha mjetet paqësore me qeverinë me ministren, tryeze diskutimi,peticionet, mbledhjet etj të cilat nuk u morën parasysh nga askush, tani po protestojmë dhe do të vijojmë edhe më tepër nëse nuk tërhiqen nga reforma.”-thuhet në komunikatë
 
 Situata është e qetë studentët me pankarta në duar ku shkruhet “Për Universitetin, Për shoqërinë”, "Arsim Publik falas" kanë nisur të lëvizin në drejtim të godinës së kryeministrisë. 

Protesta e studentëve
Protesta e studentëve
Protesta e studentëve para kryeministrisë
(Studentët para kryeministrisë)

"S'ka më heshtje, s'ka më pritje, Por ka vetëm brohoritje, Kundër dhunës tarifore, kundër dhunës policore"-brohorasin studentët


studente
(Studentët nisin protestën nga Korpusi)


studente
(Studentët gjatë marshimit nga Korpusi përgjatë bulevardit)
 

policia
(Policia në gadishmëri në bulevard para nisjes së protestës së studentëve)

Dhjetra studentë nga të gjithë universitetet e vendit janë mbledhur tek korpusi Universitar në pritje të nisjes drejt kryeministrisë. Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia e përdorjes së vezëve si mjet i protestës së ditës së sotme, të njëjtin gjë që bënë nje javë më parë.

policia
policia
(Policia në gadishmëri në bulevard para nisjes së protestës së studentëve)

Motoja e studentëve e paralajmëruar më parë edhe nga njoftimet në rrjetet sociale është:
S'ka më heshtje, s'ka më pritje
Por ka vetëm brohoritje
Kundër dhunës tarifore
kundër dhunës policore

Po marshojmë të revoltuar
Kjo reformë duhet ndaluar
Do vazhdojmë të kundërshtojmë
Sot studentët protestojnë

Ka dy vite me tubime
Peticione dhe marshime
sot studentët e bashkuar
Mbrojnë të ardhmen e dhunuar.

Studentë e pedagogë, aktivistë e qytetarë, popull mbarë, do marshojnë kundër dhunës shumëpërmasore të një grushti oligarkësh me pushtet politik, privilegje ekonomike dhe hegjemoni ideologjike-kanë paraljmëruar studentëtStudentët por edhe një pjesë e trupës pedagogjike kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për “Arsimin e Lartë”, i cili sipas tyre diskriminon studentët me të ardhura të pakta ekonomike që studiojnë te publiku, ndërsa nga ana tjetër favorizohen universitetet private.

Një javë më parë, në shenjë proteste, ata goditën me vezë kryeministrin Rama, pas një aktiviteti në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Redaksia Online
(S.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit