Lezhë, tentojnë t'i vjedhin banesën, pronari 'kap mat' grabitësit! E qëllojnë në kokë dhe ikin pa marrë gjë

Një tentative grabitje ndodhi paraditen e të enjte në fshatin Merqi të Lezhës. Dy persona të maskuar hynë në banesën dy katëshe të shtetasit Gezim Ndoj. Ka qene i zoti i shtëpisë i cili kur është kthyer ne banese pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur brenda dy persona të cilët kishin hyre për te vjedhur.

Ata u zunë në befasi  dhe sapo kanë parë  të zotin e shtëpisë 2 shtetasit kanë dale me shpejtësi nga banesa dhe gjatë largimit kanë goditur me grusht 52-vjeçarin, duke mos arritur të marrin asgjë. Menjëherë pas sinjalizimit policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke u vënë në ndjekje të autoreve por pa arritur te bie ne gjurmët e tyre. 

Hajdutet kanë lëvizur në këmbë dhe mendohet të jenë larguar në drejtim te malit të fshatit. Policia po kreh të gjithë zonën si dhe po ushtrohen kontrolle  me dron me qëllim kapjen e autoreve. Gjithashtu jane sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë të shtëpisë ku ndodhi tentativa e grabitjes, por për shkak se mbanin maska identifikimi i autoreve duket mjaft i vështire. Një prej fqinjëve të familjes Ndoj thotë se vjedhjet në fshat janë kthyer në shqetësim gjatë viteve të fundit.

Gëzim Ndoj me origjine nga Puka së bashku me bashkëshorten jetonin me qira prej dy vitesh në këtë shtëpi, e cila është në pronësi të një personi tjetër po nga Puka i cili është emigrant jashtë vendit. Ky është rasti i dyte i tentativës për grabitje në ne zonën e Lezhës, pasi nje rast i ngjashëm i cili ende nuk është zbardhur ndodhi rreth 3 jave me parë në fshatin Malecaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?