Ministrja Kodheli shkruan se anijet "Lissus" dhe "Iliria", ndodhen në gjirin e Durrësit dhe në Gjirin e Lalzit të angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy peshkatarëve, Avni Shahinaj 42 vjeç dhe Bekim Mancina 30 vjeç.
Nga ana tjetër, Kodheli nënvizon se anija "Butrinti" vijon të jetë pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit të të humburve nga "Norman Atlantic".
"Dy anije te Forces Detare vijojne kerkimin e peshkatareve te zhdukur. Anijet "Lissus" dhe "Iliria", ndodhen ne gjirin e Durresit dhe ne Gjirin e Lalzit te angazhuara ne operacionin e kerkim shpetimit te dy peshkatareve. Ndersa anija"Butrinti" eshte e angazhuar ne operacionin e kerkim- shpetimit te te humburve nga Norman Atlantik ne ujerat shqiptare." shkruan Kodheli
Dy peshkatarët me origjinë nga Kukësi dhe banues në Durrës, kanë humbur pasditen e 4 janarit kur dolën për peshkim rreth orë 16:00. Ditën e djeshme Policia kufitare gjeti varkën e dy peshkatarëve rreth 4.5 milje larg bregut, por ende nuk dihet fati i dy peshkatarëve. Gjatë gjithë ditës së djeshme dy anije të Forcës Detare dhe një helikopter i Bazës Ajrore të Farkës u angazhuan në operacionin për kërkim-shpëtimin e dy peshkatarëve nga fshati Rinia të komunës Katund i Ri.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)