TIRANË – Dy superpianistë italianë me famë botërore vijnë në Shqipëri. Ata janë Enrico Pieranunzi dhe Francesco Prode, të cilët ftohen nga Instituti Italian i Kulturës për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar për piano, i titulluar Pianodrom, që filloi më 12 tetor dhe u organizua nga Shoqata Aelfior.
Enrico Pieranunzi në koncert do të interpretojë muzikë nga Nino Rota dhe vetë Enrico Pieranunzi dhe koncerti do jetë në 20 nëntor në orën 19:00 te Akademia e Arteve, ndërsa Francesco Prode veprat që do të interpretojë i ka cilësuar vetëm me “muzikë e djeshme, e sotshme dhe e ardhshme”. Koncerti i tij do të jetë një javë pas atij të Pieranunzit, në datë 27 nëntor, në orën 19:00, te Akademia e Arteve.
Programi i ngjeshur i festivalit do të vazhdojë deri më 18 janar 2014, gjithnjë pranë Sallës së Koncerteve të Universitetit të Arteve.

(Në foto: Enrico Pieranunzi).

(Në foto: Francesco Prode).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com