Dy profesorë letër Ramës: Duam
tokat, Himara nëprefekturë
PDF/Letra drejtuar kryeministrit Rama

Dy profesorë letër Ramës: Duam<br />tokat, Himara nëprefekturë<br />PDF/Letra drejtuar kryeministrit Rama
TIRANE - Dy profesorë himariotë përmes një letre të hapur dërguar në redaksinë Shqiptarja.com i kërkojnë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të zgjidhi çështjen e pronës, duke ia kthyer të zotit sipas kriterit kushtetues të trashëgimnisë dhe disponimit të tokës nga pronarët himariotë në vitet 1945-1946,
 
Në kuadrin e riorganizimit administrativ të Shqipërisë, Himara të shpallet shpallur Nën Prefekturë ose  Rreth, që përveç territoreve të sotme, nga Palasa deri në Qeparo, të përfshijë edhe fshatrat e Komunës së Lukovës, që njihet si Bregdeti i Poshtëm.

Dy profesorët me grada shkencore, Prof. Dr. Priamo Bollano, dhe Prof. Asoc.Dr. Jorgji Hanxhari, përmendin rastin e Bankës Botërore si një rast flagrant i rrëmbimit të tokës pronarëve të vërtetë himariotë.  

”Në  furtunën e papërmbajtur, për të marrë toka në Bregdet, u turrën me të madhe, siç i turret bisha gjahut të vet, në radhë të parë politikanët dhe klanet e tyre, në nivel vendor e qëndror, duke mos ngelur jashtë kësaj gare  edhe disa organizma ndërkombëtare. I tillë është rasti i Bankës Botërore dhe i organizmave të tjera ndërkombëtare, të lidhura me shumë fije me pushtetarët qëndrorë ose lokalë. Ata, me të ashtuqujturat projektet e tyre, për menaxhimin e tokave dhe për ngritjen e fshatrave turistike etj, siç është rasti i Jalit dhe i Kakomesë, me arsyetimin se tokat ne Bregdet janë pronë e shtetit, u turrën sikur ato të ishin mall pa zot dhe shpallën veten  pronarë të ligjshëm.”- thuhet në letrën e hapur drejtuar kryeministrit.

Dy profesorët kërkojnë që përveç territoreve të sotme, nga Palasa deri në Qeparo, pjesë administrative e Himarës të përfshihen edhe fshatrat e Komunës së Lukovës, që njihet si Bregdeti i Poshtëm.

“Përfshirja e fshatrave Borsh-Nivicë në Nën Prefekturën ose Rrethin e Himarës,  do t’i japë një gjallëri më të madhe zhvillimit socio-ekonomik të Zonës, do të afrojë më shumë pushtetin lokal me komunitetin, do të lehtësojë kryerjen e një sërë detyrash afër tij dhe do t’i shërbejë  funksionimit më të mirë të pushtetit të decentralizuar.

Ndërkohë, ky bashkim dhe riorganizim, mban parasysh dhe i përgjigjet më së miri vetëdijes historike, zakonore, të traditës, identitetit , besimit etj, të komunitetit , sepse janë fshatra që, në aspektin historik, kanë përbërë bërthamën kryesore të Krahinës së Himarës edhe në kohën e sundimit Osman”- thuhet në letrën e  hapur e cila mbyllet me besimin se kryeministri do marrë në konsideratë kërkesat e tyre.

Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet