Zonat malore janë një pjesë e rëndësishme e turizmit në Shqipëri, ndërsa nga viti në vit është shtuar edhe interesi nga turistët.
Për këtë arsye Agjencia kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hartuar dy projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me studimin, përmirësimin, mirëmbajtjen dhe markimin e shtigjeve.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Sipas kreut të qeverisë, projekti i parë do të shtrihet në shtegun “Theth-Valbonë” ndër më të frekuentuarit në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” me një gjatësi rreth 15 kilometra. Në këtë shteg do të krijohen mundësi të reja për përshkimin sa më cilësor të shtegut.
Ndërsa projekti i dytë është për shtegun prej 7 kilometra i quajtur “Ish Rezervat – Liqeni i Bovillës”, shumë pranë Tiranës e që frekuentohet gjatë gjithë vitit. Në këtë shteg do të do të krijohen ballkone panoramike, pikë informimi, shtim i sinjalistikës dhe markimi përkatës për të ofruar orientim dhe eksperiencë sa më cilësore për vizitorët.
‘Përvit e më të shumtë janë të pasionuarit pas turizmit malor, prandaj Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vjen me dy projekte shumë të rëndësishme në lidhje me studimin, përmirësimin, mirëmbajtjen dhe markimin e shtigjeve.
I pari për shtegun “Theth-Valbonë”, ndër më të frekuentuarit në parkun Kombëtar "Alpet e Shqipërisë" me një gjatësi rreth 15 kilometra, ku do të krijohen mundësi të reja për përshkimin sa më cilësor të shtegut, do të rritet siguria përmes markimit të shtegut të verës e të dimrit, do të krijohen pika panoramike si kubi që sheh nga Lugina e Thethit dhe sigurisht sinjalistika përkatëse.
E po ashtu një punë e konsiderueshme do të bëhet edhe në shtegun prej 7 kilometra i quajtur “Ish Rezervat – Liqeni i Bovillës”, shumë pranë Tiranës e që frekuentohet gjatë gjithë vitit, ku do të krijohen ballkone panoramike, pikë informimi, shtim i sinjalistikës dhe markimi përkatës për të ofruar orientim dhe eksperiencë sa më cilësore për vizitorët.’- shkruan Rama.
Brravo.Ky asht i vetmi projekt per zhvillimin e turizmit ne Alpet shqiptare te cilat paraqesin destinacionin unikal qe e ka Shqipnia e se ka Europa e ma gjane. Ky investim do te ishte serioz dhe shume rrentabel ne se do bahej nji rruge e zakonshme 20 km e gjate qe lidhe Komanin me Fierzen dhe do ishte destinacion ne harten botnore te turizmit gjithvjetor ne se do kishte ne veri nji aeroport ne Gjader ose ne Shkoder. Ju e dini mire qe aeroporti i Kukesit i ndertum nga arabi dhe i aktivizum nga qeveria asht jo egzistent dhe i neveritshem qe ne vendosjen ne perdorim dhe i cilsum nga qeveritare e zyrtar ne menyren ma te neveritshme dhe antikomtate si aeroporti i veriut,qe mbulon gjith veriun ne nji kohe qe nuk ka asnji fluturim. Komunikoni ju lutem sa zerro milion pasagjer kan kalu neper aeroportin e Kukesit,ne se jeni gazete serioze.flm sepse e di qe ju vetem bleni por nuk shitni fakte.
Përgjigju