Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Austria kanë rritur prezencën në Tiranë, në kuadër të angazhimit dhe asistimit të autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Prokurori i lartë në Prokurorinë e Shtutgartit Peter Schneiderhan dhe prokurori Publik në Prokurorinë e Vjenës, Volkert Sackmann, kanë zbarkuar në Tiranë, në funksion të përshkallëzimit të hetimeve, procedimeve dhe arrestimeve për praktika korruptive, kryesisht për krime ekonomike dhe shpërdorimin e fondeve publike.
Dy prokurorët kanë zhvilluar një trajnim dyditor me prokurorët shqiptarë, nën kujdesin dhe organizimin e misionit të EURALIUS në Shqipëri. Në trajnimin e zhvilluar në Dardhë të Korçës, morën pjesë prokurorë shqiptarë nga njësitë e përbashkëta hetimore si dhe nga prokuroritë e rretheve Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Durrës.
Trajnimi ka konsistuar në shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet prokurorëve shqiptarë dhe atyre të shteteve anëtare të BE në lidhje me procedimin e veprave penale në fushën ekonomike. Konkretisht, prokurorët Peter Schneiderhan dhe Volkert Sackmann, kanë prezantuan eksperiencat përkatëse mbi hetimin keqpërdorimit të fondeve publike, mbi krimeve ekonomike ndërkufitare, skuadrat e përbashkëta hetimore, mashtrimi ndaj investitorëve, krimet ndaj kompanive, falimentimi, rikuperimi i aseteve etj.
Ndërkaq, Afrim Shehu, Prokuror pranë njësisë së përbashkët hetimore prezantoi eksperiencën shqiptare në procedimin e krimeve ekonomike. Raste praktike studimore të proceduara ishin objekt diskutimesh në kuadër të shkëmbimeve të eksperiencave përkatëse në procedimin e veprave penale ekonomike.
Rritja e rolit të Gjermanisë dhe Austrisë në Shqipëri, sa i takon hetimit të krimeve ekonomike, vjen në një kohë kur në fuqi ka hyrë ligji për ngritjen e institucioneve të reja antikorrupsion, por zbatimi i tij është bllokuar për shkak të “ngrirjes” së ligjit të Vetingut, në koordinim të Partisë Demokratike, Unionit të Gjyqtarëve, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese.
Po ashtu, zbarkimi i dy prokurorëve në Tiranë përkon me një sulm të paprecedentë të opozitës dhe të mediave pranë saj kundër përfaqësuesit gjerman në Tiranë, Rainer Deville, shef i misionit të EURALIUS. Ashtu si ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin, edhe Rainer Deville po sulmohet pikërisht për shkak të angazhimit të tij për hartimin, miratimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Gjermania dhe Austria do të nisin zbatimin e projektin më të madh anti-korrupsion që është ndërmarrë ndonjëherë në Shqipëri. Synimi i këtij instrumenti është të arrijë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit përmes veprimtarive të përbashkëta. Austria dhe Gjermania do të mbështesin Shqipërinë gjatë 29 muajve të ardhshme në luftën kundër korrupsionit, ndërsa kostoja e zbatimit të projektit është 3 milionë euro.
Rezultatet e pritshme nga ky projekt lidhen me përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për anti-korrupsionin, por gjithashtu për vendosjen e mekanizmave për zbatimin e ligjeve të sinjalizuesve dhe të drejtës për informim, për të përmirësuar mbikëqyrjen efektive dhe kontrollin e financave të partive politike, për të përmirësuar intolerancën publike ndaj korrupsionit etj.
SHBA merr në dorë luftën kundër korrupsionit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtojnë prezencën dhe rolin e tyre në Shqipëri, me ekspertë të të gjitha fushave, me trajnime, pajisje dhe monitorin, sa i takon luftës kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kështu parashikon marrëveshja e fundit mes Shqipërisë dhe SHBA, e cila është dërguar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Marrëveshja ndryshon paktin Shqipëri-SHBA, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, nënshkruar më 1 korrik 2015. Ndryshimi vjen në kuadër të programit për zhvillimin e sektorit të drejtësisë penale dhe të shtimit të fondit prej 3 milionë dollarë, për të vijuar me zbatimin e reformave në sistemin gjyqësor. SHBA do ta kushtëzojë fondin me progresin e reformave në gjyqësor.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com