Në dalje të qytetit të Fushë-Krujës ndodhet Manastiri i Bektashinjve i themeluar nga Haxhi Bektash Horasani. Vendosur në mes një lëndine të madhe, vëmendjen e besimtarëve e vizitorëve e tërheqin dy selvie, ndryshe njihet dhe me emrin “qiparis”.
Ish- inxhinieri i Pyjeve, Muharrem Loka sot në pension na tregon se më i vjetri prej drurëve halorë është mbjellë 800 vite më parë, ka një lartësi prej 25 metrash dhe kurorë rreth 8 metra gjerësi.
“Është një dru pyjor shumë vjeçar i ardhur nga Lindja e Mesme. Mosha e kësaj selvie është 800 vjeçare. Kjo përkon edhe me ardhjen e misionarëve të parë bektashian në vendin tonë. Këtu vinin si bamirës, si priftërinj. Kam qenë unë i pari që e kam propozuar dhe qendron dhe mbrohet me ligj. Si ka ardhur. Legjendat dhe gojëdhënat janë: Bamirës e kanë sjellë farën e kësaj selvie nga krahina Horason, që shtrihet midis Afganistanit dhe Iranit”,- tha ish-inxhinieri.
Të veçantë këto drurë pyjore, njëherësh dhe monumente të natyrës duhet të jenë pjesë e guidave turistike.
“Është një dru interesant përveç moshës, edhe trungu është i jashtëzakonshëm. Është karakteristik dhe rast unikal për Shqipërinë. Po të shikohet seli shpatore e çuditshme, që jo vetëm neve por dhe vizitorë të ndryshëm që kanë ardhur janë çuditur. Ju ka tërhequr vëmendje. Nga karakteristika e trungut dhe zhvillimit. Këtë lloj druri, selvi, nuk e gjen në Shqipëri. Duhet të jetë pikë turistike. Sa herë e shikon këtu mbet i ccuditur. Institucionet fetar, i kanë bërë shërbim këtu”,- tha Loka.
Selvitë janë përmendur ne shkrimet e të huajve që kanë vizituar vendin tonë. Mes tyre, Degradi, konsull i Francës në Shkodër, njëkohësisht dhe arkeolog i cili gjatë viteve 1900 i kanë quajtur fenomenalë.
K.M/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Momenti kur Policia shkon drejt fshatit Qerekë në Nikël, ku është zbuluar laboratori i drogës
15 Nëntor, 22:12
-
Mirditë/ Me pistoletë me fishek në fole, kapet 29-vjeçari nga Nikla me dy emra, po arratisej drejt Italisë! Në kërkim për dhunimin e gjobitjen e pronarit të një karburanti (VIDEO+EMRI)
3 Nëntor, 10:21
-
Aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin në Fushë Krujë-Tapizë dhe u arratis, pranga shoferit të dyshuar! (EMRI)
17 Tetor, 09:28
-
Mero Baze: Çfarë kërkojnë bektashinjtë, çfarë promovon Rama dhe çfarë fantazojnë shqiptarët
25 Shtator, 20:22
-
Kryegjyshata i ka kërkuar qeverisë në vite t'i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjëve në botë, me statusin që ka Nunci Apostolik në Tiranë (LETRA)
25 Shtator, 19:57
-
Planet për 'Vatikanin e Tiranës', bektashinjtë e Turqisë kundër: Shteti fetar s’mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri
24 Shtator, 09:07
-
Shteti sovran bektashi, Auron Tare në Report Tv: Nëse doni t'i ndihmoni bektashinjtë kthejuni pronat! Kanë ndihmuar në pavarësinë e shtetit shqiptar
23 Shtator, 15:27
-
'Një Vatikan 27 hektarësh brenda Tiranës' Rama për New York Times: Së shpejti plani për shtetin sovran të 'Urdhrit Bektashi' (FOTO)
21 Shtator, 12:22
-
Në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti, Report Tv siguron FOTO-n e Flodian Plakut, i njohur edhe si 'Pole Qorri'
30 Gusht, 13:18
-
Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur
12 Gusht, 09:22
-
Nuk do të pinë 10 ditë ujë, besimtarët bektashinj nisin 'matemin'
7 Korrik, 14:02
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm
12 Maj, 09:45
Informacion shume interesant per kete monument te natyres tone te bukur. Njekohesisht pergezoj inxhinierin e pyjeve Zotin Loka per kujdesin qe ka treguar dhe tregon per kete qiparis te vecante.
Përgjigju